Flirti i rremë Veliaj-Rama, një valle hajdutesh, që po shqyen Tiranën!

Flirti i rremë Veliaj-Rama, një valle hajdutesh, që po shqyen Tiranën!

14:59, 13/08/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Një valle hajdutësh po hedhin Rama e Veliaj me postime e intervista, që herë i shkruajnë vetë e herë me sekserë mediatike, ku urrejtja dhe dashuria fake e tyre po nxjerr në shesh të vërtetën se kush janë këta të dy.

Qytetarët janë të neveritur kur shohin këta dy llaxore politike mafioze, që shkëmbejnë herë shantazhe e kërcënime direkte e indirekte dhe herë deklarime dashurie të pështira e të shkruara nga halli i dy hajdutëve të zënë me presh në dorë.

Tirana është e vjedhur dhe helmuar me beton duke u përçudnuar në krejt ekzistencën e saj për shkak të dy palë duarve të mallkuara të Ramës dhe Veliajt.

Që nga viti 2000 e deri për gati 20 vjet Tirana vazhdon të masakrohet pa mëshirë nga binomi i të keqes Rama-Veliaj, që e kanë drejtuar Bashkinë e ku për fatin e zi të saj edhe qeverinë prej 10 vjet.

Kjo dyshe vjedh përditë me aferën mafioze të plehrave duke rrëmbyer dhjetra milion euro çdo ditë dhe këta dy valltarët kryesorë të valles së hajdutëve, janë ende të pandëshkuar.

Të dy bashkë gatuan edhe një tjetër krim betonizimi në zemër të Tiranës me kullën 58 kate mbi dhe' e gjashtë nën dhe' dhe çdo përgjegjësi bie vetëm mbi këta dy dhe askënd tjetër se këta kanë firmosur me ndërgjegje të plotë.

Qytetarët e Tiranës në vend të gjelbërimit po i helmojnë me mijëra tonelata të tjera beton të cilën e kanë firmosur këta dy valltarët e valles së hajdutëve, duke bërë qendrën e Tiranës një monstër betoni tanimë edhe me një kullë 58 katëshe që si xhebrail do tu qëndrojë mbi kokë dhe si dëshmi vdekjes së qytetit.

Për qytetarët këta të dy janë qartësisht dy mafiozë në krye të qeverisë dhe bashkisë, që kanë grabitur dhe grabisin qindra miliona me inceneratorët.

Për këtë ata do të përgjigjen pa asnjë diskutim sepse për fat të mirë dokumentet dhe provat që provojnë krimin e vjedhjes së qindra milion euro janë edhe në duart e opinionit publik ndaj kjo çështje nuk do mbyllet kurrë derisa ata të shkojnë përpara drejtësisë.

Firmat e tyre në aferën e inceneratorëve janë aty si vula e krimit, që nuk do të amnistohet kurrë.

Edhe përbindëshat prej betoni si dëshmi të helmimit të Tiranës, të pastrimit të parave dhe të kriminalizimit të pushtetit janë aty.

Lodhje e kotë kjo vallja e hajdutëve me deklarata dashurie fake mes të dyve.

Dihet fundi i çdo dashurie mes hajdutësh....!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco