Klithmat e dëshpëruara të njeriut që i shiti 4 palë zgjedhje Edi Ramës

Klithmat e dëshpëruara të njeriut që i shiti 4 palë zgjedhje Edi Ramës

14:46, 13/08/2023
A+ Aa A-

Njeriu që vrau shpresën opozitare të shqiptarëve për katër vite, shiti në tavolinë çdo kauz opozitare. Njeriu që do të mbahet mend si i pari kryetar opozite në botë që zgjodhi të pasurohet dhe jo të bëhet kryeministër, që është qëllimi i çdo kreu opozite. 

Njeriu që u përdor nga dyshja Rama - Veliaj, ditët e fundit, për kullat po klith i dëshpëruar. 

Pasi tutorët e tij e përdorin dhe e flakin në koshin e plehrave sa herë duan  po gërthet me zë të çjerrë nga vapa e gushtit. 

Njeriu që përdoret njëherë nga Edi Rama vetë, njëherë nga Taulant Balla dhe njëherë nga Erion Veliaj klith i dëshpëruar nga vetmia. Njeriut që Edi Rama i ka lënë vulën dhe simbolet e Partisë Demokratike në dorë për ta përdorur si pengmarrës të opozitarizmit në vend, e ka kuptuar që është në vetmi pa kthim. 

Ka mbetur vetëm me një grusht servilësh që i numërohen me gishtat e dorës. Pa deputetët, pa anëtarë partie, pa struktura, pa asgjë. 

Njeriut që i bëjnë PR (komunikimin publik) mediat e pushtetit, të kontrolluara nga Rama dhe Veliaj, sulmon Sali Berishën, që i dha dinjitet e pushtet, e që nuk diti të administrojë as njërën, as tjetrën. 

Luli, është i dëshpëruar, i vetmuar, i përdorur e shtrydhur. 

E në këtë vapë gushti, i bën thirrje SPAK-ut të hetojë Berishën. 

Por që, vetëm pak muaj më parë, u tërhoq me bisht ndërshalë nga gjyqi ndaj Veliajt për vilat që fitoi në këmbim të pazareve të shitjes së kauzave opozitare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco