‘Dhunuan përmbaruesit’/ Berisha: Miku i Ballës përsërit në Librazhd skenarin horror të Borizanës!

‘Dhunuan përmbaruesit’/ Berisha: Miku i Ballës përsërit në Librazhd skenarin horror të Borizanës!

14:04, 13/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar një tjetër akt horror të mikut të ministrit të Brendshëm Taulant Balla në Librazhd, i cili ka dhunuar përmbaruesit në detyrë.

‘Miku i Ballës përsërit në Librazhd skenarin horror të Borizanës! Pronari i Hotel Ballkan, mik me kokë i Taulant Ballës, së bashku me personelin e tij, rrahën shtazërisht dhe bënë për spital përmbaruesit në detyrë. Ky kriminel përserit skenarin horror të Rrajve në Borzanë, por mbrohet nga Balla’, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë:

Miku i Ballës përsërit në Librazhd skenarin horror të Borizanës!

Pronari i Hotel Ballkan, mik me kokë i Taulant Ballës, së bashku me personelin e tij, rrahën shtazërisht dhe bënë për spital përmbaruesit në detyrë. Ky kriminel përserit skenarin horror të Rrajve në Borzanë, por mbrohet nga Balla.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin horror të narko-kriminelit dhe horrave të tij, të masakrimit të përmbaruesve në detyrë. Dënoj me forcën më të madhe mbrojtjen e tyre nga Taulant Balla, përfaqësues i krimit të organizuar shqiptar, në krye të Ministrisë së Brendshme.

📩 Lexoni mesazhin tranditës të qytetarit dixhital.

I nderuar doktor Berisha

Dua te bej me dije se ne rrethin e elbasanit ka ndodhur nje ngjarje e dhimbshme e njejte me ate te Rrajave ne Borizane ,per te cilen kryeministri mori vendim per te larguar nga detyra ministrin e brendshem. Dy permbarues gjyqesor privat kane qene ne permbushje te detyres,per egzekutimin e nje vendimi gjykate,vendim ky qe pronari i hotelit Ballkan ,ka qelluar qe te jete edhe miku i i ngusht Taulant Balles ka masakruar se bashku me personelin te dy permbaruesit sapo kane zbritur nga makina.Permbaruesit AN dhe E S cilet jane masakruar dhe shoqeruar me ambulance ne spital.

Te dy kane pesuar fraktura dhe çarje ne fytyre dhe ne koke.Çuditerisht nuk u be mediatike nga policia.Keta  shtetas bene denoncim ne prokokurori dhe agresoret kane sot masen e sigurise nga gjykata.Ju njoftova si e vetmja shprese e jona.Me Respek

Z. Doktor Berisha , dua gjithashtu te ju njoftoj se pronari i Hotel Ballkan eshte trafikant droge kriminel i denuar ne Itali por keto ja mbulon miku i tij Balla, permbarueset duan ti ruhet anonimati sepse kane merak per prinderit dhe femijet se  nuk i kane thene qe  i Kane rahuer i kame then qe kame nere aksident .I sigurova qe se  do t'ua percillja kete  kerkese . Me respekt

Ps ne respekt te kerkeses se qytetarit dixhital nuk ekspozova emrat e permbaruesve te cilet te terrorizuar nga banda e Taulant Balles jane detyruar te ju thone familjarve te tyre se jane plagose ne aksident!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco