Vasili: Drejtësia e re nuk duhet të veprojë vetëm për fukarain, të hetohen inceneratorët

17:07, 12/08/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV për të folur mboi vjedhjen gjigande me inceneratorët ishte deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.

Vasili është shprehur se drejtësia e re duhet të veprojë menjëherë pasi në dorë ka një nga provat e së vërtetës së ky institucion do të reagojë duke çuar prapa hekurave ata që janë kanë vjedhur miliona euro me ineceneratorët.

Në kuptimin më pozitiv të fjalës është një shqetësim i jashtëzakonshëm i yni politik dhe shoqëror që është kthyer në lajtmotiv për vendosjen e drejtësisë në këtë vend. nuk është një refren që mban çështjen por është një shqetësim për një drejtësi të munguar dhe për një çështje shumë të ëndë me fakte që ulërasin dhe për të cilat nuk po bëhet drejtësi.

Ne vazhdojmë të vidhemi dhe të grabitemi, kur shkaktarët njihen dhe nuk dalin përpara drejtësisë. Çështja e inceneratorëve ja vetëm ndan çështjen madhore për të ndalur këtë vjedhje gjigande por njëherazi është një provë e madhe e së vërtetës për drejtësinë.

Deri tani drejtësia i ka munguar në mënyrë të frikshme detyrimeve të saj pasi vjedhja vazhdon dhe fajtorët që janë nëpër krane ku bëjnë propagandë, bëjnë dhe moral dhe nuk përballen me drejtësinë. Drejtësia për të cilën është pritur aq shumë nga qytetarët kanë në dorë dosjen e inceneratorëve ku janë vjedhur qindra milionë euro. Si ka mundësi që drejtësia shkon brenda natën te ai fukarai i shkretë dhe për dosjen e inceneratorëve nuk lëvizet, kjo ka sjellë dhe mosbesimin në këtë institucion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco