Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

Garo: PD dhe Sali Berisha kategorik kundër ndërtimit të kullave në kryeqytet, gjobëvënesit mediatikë do kenë mundësi të provojnë shpifjet në gjykatë

Garo: PD dhe Sali Berisha kategorik kundër ndërtimit të kullave në kryeqytet, gjobëvënesit mediatikë do kenë mundësi të provojnë shpifjet në gjykatë

15:08, 12/08/2023
A+ Aa A-

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka reaguar për ratin e ndërtimit të kullës "Mali i Tiranës" dhe shpifjeve të mediave gjobëvënëse, siç e quan ajo, me qëllimin implikimin e Partisë Demokratike dhe liderit të saj në këtë rast.

Garo shprehet se gjobëvënësit mediatikë do të kenë mundësi të provojnë shpifjet e tyre në gjykatë për trillimin se ndërtuesi i kullës ka financuar "Foltoren". 

"Ndërtuesi i Kullës Mali i Tiranës, biznesmeni Ilir Shtufi kurrë nuk ka dhënë dhe kurrë nuk i është kërkuar qoftë edhe një qindarkë për financimin e Foltores. Ata të cilët paguhen për gjobëvënie me trillime si pjesë e luftës së klaneve brenda PS do të kenë mundësi të “provojnë” shpifjet e tyre në gjykatë.
Partia Demokratike dhe Sali Berisha kanë qenë dhe janë kategorikë kundër ndërtimit të qiellgërrvishtësve, kullave në kryeqytet.",- shkruan Garo në Facebook.

Nga Floriana Garo

Në malin e shpifjeve të mediave gjobëvënëse, dhe të tjerave të kontrolluara nga qeveria përmes tenderave, këto ditë është përsëritur pa asnjë fakt, dokument, apo provë se pronari i Kullës Mali i Tiranës ka qenë financues i Foltores dhe ka blerë heshtjen e Partisë Demokratike dhe të Sali Berishës. 

Lidhur me ketë shpifje Zëdhënësja e Partisë Demokratike deklaron:

1- Ndërtuesi i Kullës Mali i Tiranës, biznesmeni Ilir Shtufi kurrë nuk ka dhënë dhe kurrë nuk i është kërkuar qoftë edhe një qindarkë për financimin e Foltores. Ata të cilët paguhen për gjobëvënie me trillime si pjesë e luftës së klaneve brenda PS do të kenë mundësi të “provojnë” shpifjet e tyre në gjykatë.
Partia Demokratike dhe Sali Berisha kanë qenë dhe janë kategorikë kundër ndërtimit të qiellgërrvishtësve, kullave në kryeqytet.

2. Sali Berisha dhe PD në pushtet nuk kanë dhënë asnjë leje dhe nuk kanë lejuar të ndërtohet asnjë kullë në Tiranë apo në ndonjë qytet tjetër të vendit dhe janë zotuar se nesër në pushtet do të mbajnë të njëjtin qëndrim.
Shpifësit e paguar, të zhveshur nga çdo lloj morali e dinë mirë se Plani Urbanistik i Tiranës, i miratuar dhe firmosur ne vitin 2013 nga Sali Berisha, ka të planifikuara në të gjithë territorin e Bashkisë së Tiranës vetem ndërtime 6-8 katëshe dhe asnjë më të lartë se kaq.

3. Është shpifje dhe trillim i ulët pretendimi se PD dhe Berisha kanë heshtur për kullat ndërkohë që në mënyrën më të përsëritur janë shprehur kundër ndërtimit te tyre dhe i kanë denoncuar me qindra herë si monumente të shëmtuara te korrupsionit dhe drogës, si përbindësha që i marrin frymën qytetit dhe përkeqësojnë ndjeshëm mjedisin e jetesës së qytetarëve.

Njësoj edhe për Malin e Tiranës është kërkuar publikisht nga Edi Rama anullimi i menjëhershëm i lejes dhe i janë adresuar gjykatës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco