SYRI TV/ 35-vjetori i ekzekutimit të poetit Havzi Nela, Berisha: Gjeni i kurajës njerëzore

16:30, 11/08/2023
A+ Aa A-

35-vjetori i varjes së poetit disident Havzi Nela është përkujtuar përmes një aktiviteti të organizuar nga Partia Demokratike. Në fjalën e tij, kreu i demokratëve vlerësoi figurën e ndritur të Havzi Nelës, ndërsa tha se kryeministri Edi Rama ende nuk ka kërkuar falje për firmën e të atit Kristaq Ramës, që vulosi fatin tragjik të poetit të lirisë.

SYRI TV

Partia Demokratike ka përkujtuar poetin disident Havzi Nela, armikun e përbetuar të pushtetit komunist.

Në 35-vjetorin e ekzekutimit nga regjimi famëkeq, në aktivitetin në nder të figurës së ndritur, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha vlerësoi Havzi Nelën, si njërin prej tribunëve më të fuqishëm të lirisë dhe mendimit.

Kreu i Partisë Demokratike përmes një analogji me dikaturën, u ndal te procesi metamorfoza, që rievokon shpirtëzimin e dykohshëm të kriminelëve, në atë kohë e në këtë kohë pushteti, ndërsa tha se kryeministri Edi Rama duhet të kërkojë të falur për firmën e të atit skulptor që vendosi për varjen e poetit.

 Lavdie Nela, e shoqja e ka akoma të freskët dhimbjen për humbjen tragjike të bashkëshortit. E trishtuar ajo kërkon që kriminelët të dalin para drejtësisë.

Përgjatë aktivitetit përkujtimor, shkrimtari Basnik Mustafaj ngriti një problem të rëndësishëm, atë të simboleve. Sipas tij poeti duhet të jetë simbol për vendin dhe brezat e rinj, për të kuptuar të djeshme e për te çelur udhët e së nesërmes.

35-vjetori i vrasjes së poetit është një këmbanë alarmi për shoqërinë shqiptare, pasi liritë njerëzore që Havzi Nela kërkonte, ende mungojnë në Shqipëri.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco