SYRI TV/ Greqia paralajmëron sërish Shqipërinë: Pengesa në integrim, derisa të zgjidhet çështja Beleri

16:25, 11/08/2023
A+ Aa A-

Greqia do të nxjerrë pengesa serioze në rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE, në rast se nuk merr zgjidhje çështja kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri. Deputet grek I partisë,  demokracia e re, pas një takimi që zhvilloi me Belerin në ambjentet e paraburgimit, deklaroi se marrëdheniet mes dy vendeve do të dëmtohen sëriozish, nëse qeveria vijon shkeljen e ligjit dh nuk respekton prezumimin e pafajësisë.

SYRI TV

Greqia ka paralajmëruar sërish Shqipërinë se do të has pengesa serioze në integrimin në BE, në rast se nuk I jep zgjidhjen e duhur,  çështjes së Kryebashkiakut Fredi Beleri, I cili është ende pas hekurave. Mesazhin e dha, deputeti grek i Partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos, pasi një takimi që zhvilloi në ambjentet e paraburgimit në Tiranë, me kryebashkikaun Fredi Belerin, KU theksoi se për Shqipërinë do të ketë pasoja nëse nuk zbaton prezumimin e pafajësisë për shtetasit e saj dhe nuk lejon betimin e Belerit si kryebashkiak.

Dështimi I qeverisë shqiptare për të marrë masat e duhura për lirimin e Belerit apo për betimin e tij, po krijon një rrezik shumë serioz që ai të humbasë postin e kryebashkiakut. Kjo do të shkaktonte dëmtim  në marrëdhneiet mes të dy vendeve tona. Kemi disa shqetësime.  E para është shteti ligjor, e dyta prezumimi i pafajësisë për një qytetar që është zgjedhur kryetar bashkie dhe  e treta, të drejtat civile. Këto shqetësime,po merren në konsideratë nga BE dhe mund të bëhen një pengesë serioze në rrugën E Shqipërisë drejt Bashkimit Europian dhe procesit të negociatave që do nisë shumë shpejt. 

Më herët ministri i jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis, ishte më I ashpër ne deklaratat e tij, duke thënë se nuk mund të vazhdojë procesi I anëtarësimit të Shqipërisë në BE, kur ka shkelje të shtetit ligjor, duke paralajmëruar edhe përkeqësim serioz të marrëdhënieve mes Tiranës dhe Athinës Zyrtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco