'Popullsia e Shqipërisë po shuhet, kjo është tragjedia e shekullit'

'Popullsia e Shqipërisë po shuhet, kjo është tragjedia e shekullit'

15:02, 11/08/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili.

Popullsia e Shqipërisë po shuhet, kjo është tragjedia më e rëndë e shekullit për shqiptarët. Rënia e pandalshme e lindjeve në shkallë vendi është një tragjedi që nuk po ndalet, me një mesatare rënieje 12.7% krahasuar me vitin 2022.

Shqipëria është nën kërcënimin më të rëndë të ekzistencës së saj njëqind vjetët e fundit, rrezik me të cilin ajo nuk është përballur kurrë më parë në këto përmasa kaq katastrofike. INSTAT tregon qartë se në 6-mujorin e parë të vitit, lindjet shënuan rënie vjetore në shkallë vendi me 12.7%.

Qarku i Lezhës kishte rënien më të lartë me 23.5%.

Gjirokastra me rënie 19%

Berati dhe Dibra përkatësisht, me nga 17% secila.

Tirana në 6-mujorin e parë 2022, rënia është 13%.

Batërdia qeveritare korruptive, mungesa e sigurisë dhe ligjit bëjnë që popullsia më e re dhe aktive të largohet nga vendi duke ndikuar drejtpërsëdrejti në lindshmëri. Kjo qeverisje është kërcënimi më i madh për ekzistencën e Shqipërisë dhe popullit tonë. Kjo qeverisje ka vetëm një moto: të vjedhë, të pastrojë para, të largojë shqiptarët dhe pas tyre le të bëhet qameti.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco