Shkëlzen Berisha: Ashtu siç pritej vendosi ta hajë me ‘nder’, 20% vlen më shumë se balta

Shkëlzen Berisha: Ashtu siç pritej vendosi ta hajë me ‘nder’, 20% vlen më shumë se balta

14:10, 11/08/2023
A+ Aa A-

Shkëlzen Berisha ka reaguar pas ‘çarçafit të gjatë’ të kryeministrit Edi Rama, duke dhënë sqarime në lidhje me firmën e tij në kullën që do të ndërtohet në qendër të Tiranës.

‘Ashtu siç dhe pritej vendosi ta hajë me “nder” njëlloj siç ka ngrënë me qindra pazare të tjera 20%-she ndërsa betonizonte Tiranën, gjatë gjithë karrierës së tij 30 vjeçare, për të “mirën” e vendit dhe të popullit!’, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë:

Sepse 20%-shi vlen më shumë se balta!

Ashtu siç dhe pritej vendosi ta hajë me “nder” njëlloj siç ka ngrënë me qindra pazare të tjera 20%-she ndërsa betonizonte Tiranën, gjatë gjithë karrierës së tij 30 vjeçare, për të “mirën” e vendit dhe të popullit!

Kjo për faktin e thjeshtë se, 20%-shi i radhës vlen më shumë se përbaltja e kundërshtarit! Por ne këtë rast nuk e hëngri krejt vetëm por la dhe për derdimenët e tij mediatike që vazhdojnë llomotitjet se fajin për skandalet që firmos Rama e ka …. Shkëlzeni!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco