Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

VIDEO SYRI TV/ Investimet e huaja direkte në vend, DASH: Investimet bien me 69 mln dollarë

16:45, 10/08/2023
A+ Aa A-

Investimet e huaja direkte kanë një rënie me 20.7% në vitin 2022 sipas të dhënave të Departamentit Amerikan të Shtetit, një shifër që bie ndesh me publikimin e dhomës amerikane që raporton rritje me 16 milion dollarë. Ndërkohë që Banka e Shqipërisë vlerëson se investimet e huaja arritën totalin e 161 milion eurove ne vitin 2021.

Nga SYRI TV

investimet e huaja direkte përmenden si një nga faktorët kryesor të luhatjeve të forta në kursin e këmbimit valutor në vendin tonë, por të dhënat për to mbeten shpesh hermetike dhe në disa raste bien ndesh në publikimet e institucioneve ndërkombëtare dhe atyre që operojnë në Shqipëri.

Nëse i referohemi raportit të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit në vitin 2022, pozicioni i investimeve direkte të SHBA-ve në Shqipëri ishte minus 69.0 milionë dollarë, një rënie prej 20.7% nga viti 2021. Por statistika binte ndesh me atë që publikoi në muajin prill Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri që zbuloi se gjatë dy viteve të fundit investimet e SHBA-ve në vendin tonë ishin më shumë se dyfishuar.

Transaksionet financiare neto midis ndërmarrjeve shumëkombëshe amerikane dhe filialeve të tyre në Shqipëri përllogariten me një rritje prej 2 milionë dollarësh nga periudha 2020-2022 (nga 14 milionë dollarë në 16 milionë dollarë).

ndërkohë që në raportin e fundit vetë dhoma amerikane thotë se investitorët e huaj kanë ulur preferencën për të investuar në vendin tonë pasi e perceptojnë si një vend jo mikpritës për të bërë biznes.

Ndërsa, nëse i drejtohemi të dhënave për pozicionin, transaksionet financiare dhe të ardhurave nga e njëjta instancë e SHBA-ve, shifra -69.0 milionë dollarë përfaqëson një rritje prej 20.7 për qind nga -87.0 milion dollarë në vitin 2021.

Kjo, referuar Pozicionit të Investimeve Direkte të SHBA-ve jashtë vendit mbi bazën e kostos historike.

Të dhënat e investimeve të jashtme siç raportohen nga pala amerikane së bashku me të dhënat e investimeve të brendshme të raportuara nga ekonomitë homologe nga autoritetet shqiptare raportohet se deri në fund të vitit 2021 HD të jashtme amerikane ishin në vlerën e 50 milionë dollarë, ndërsa në të dhënat e Bankës së Shqipërisë kjo shifër është 161 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco