Erion Veliaj i ka dhënë 1.1 miliardë lekë tender Klodian Zotos

Erion Veliaj i ka dhënë 1.1 miliardë lekë tender Klodian Zotos

20:19, 06/08/2023
A+ Aa A-

U hapën lakrat miq! Erion Veliaj, kryetari aktual i Bashkisë Tiranë rezulton se ka qenë “i dashuruar” kokë e këmbë pas Klodian Zotos. Nuk dihen arsyet e kësaj “dashurie” por del se përveç milionave që Zoto e Mërtiri kanë marrë çdo ditë nga Bashkia Tiranë për një shërbim që nuk e kanë kryer, pra rasti i Inceneratorit të Tiranës, ata kanë përfituar gjithashtu edhe tendera të tjerë nga Bashkia Tiranë.

Image

Madje këto tendera kanë qenë gjithashtu të dyshimtë e të cilësuar me “flamur të kuq” për parregullsi. Rezulton se në vitin 2019 Erion Veliaj nëpërmjet SH.A Ujësjellës Kanalizime Tiranë, ka organizuar një tender me numër reference REF-24634-05-30-2019.

Image

Objekti i tij ka qenë “Përmirësimi i matjeve të enteve private që përdorin ujin si lëndë të parë" me një fond limit prej 99,902,997 lekë të reja pa TVSH ose gati 1.2 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Ky tender është shënjuar me “flamur të kuq” për shkak se janë skualifikuar të gjithë pjesëmarrësit përveç fituesit.

Image

Madje ka patur edhe rast kur pjesëmarrësit kanë dhënë edhe oferta më të ulëta por përsëri nuk janë marrë parasysh nga Veliaj. Fituese është shpallur kompania Integrated Technology Services e Klodian Zotos për vlerën 93,970,962 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.1 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Image

Kjo shifër rezulton të ndërkohë se është sa 94% e fondit limit. Pra Veliaj jo vetëm ka paguar më kot Zoton gjithë këtë kohë për shërbime të pakryera nga Inceneratori i Tiranës, por i ka dhënë edhe lekë shtesë në tendera të parregullt. SPAK ku je?/JOQ

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco