Vidhet sistemi TIMS/ Manjani: Do bjerë edhe droni në ndonjë arkivë përvëluese

Vidhet sistemi TIMS/ Manjani: Do bjerë edhe droni në ndonjë arkivë përvëluese

13:18, 05/08/2023
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Vjedhin TIMS?!

Hahahahahaha...

Vjedh pronari pronën e vet?!

Hahahahahahaha...

Nuk dyshoj aspak që e kanë bërë,por ç'lanë pa vjedhur këta që të mos vidhet dhe TIMS?

S'ka asgjë për t'u habitur.

Para ca ditësh ra zjarr edhe tek Gjykata e Lartë. Kalova rastësisht atë ditë aty. E pashë vetë dmth.

Mos u çudisni aspak kur ndonjë ditë të ngrihet si padashje ndonjë nga dronët bajraktar e të bjerë në ndonjë arkivë përvëluese.

Halli nuk është gjykimi nga drejtësia, por gjyqet popullore që bëhen me "burime"...

Ka material për të gjykuar populli i portaleve pafund. Nuk është thjesht enchrochat-i, por i gjithë enchroshteti në gjyq tashmë. Duket se pusetat e zhulit janë hapur...

O zot, mos bëftë vaki të hapet ndonjë e-mail apo telefon koncensionari se janë të gjithë aty...

TIMS është një minuskul në këtë histori ku shteti vjedh veten, në përpjekje për të larë fytyrën e katranosur.

Megjithatë të bëjnë si të duan e ç'të duan. Drejtësia e kap lepurin me "shpërdorim detyre"...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Koli05/08/2023 14:05

E te mendosh qe e vodhi po ai qe ishte pergjegjes vjedhjen te dhenave te shqiptareve ... E ka meritu te promovohet nga akshi te policia e shtetit

Shto koment

Denonco