SKANDALI/ Ushtria kultivon kanabis, PL kërkon dorëheqjen e Niko Peleshit

SKANDALI/ Ushtria kultivon kanabis, PL kërkon dorëheqjen e Niko Peleshit

12:45, 05/08/2023
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjtihshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas skandalit me kultivimin e bimvë narkotike në repartin ushtarak në Zall Herr.

Blushi është shprehur se në çdo vend të NATO-s ku do zbulohej se në repartet ushtarake kultivohet drogë, dhe ku komandatët e Forcave të Armatosura drejtojnë vetë trafikun, ministri i Mbrojtjes minimalisht do të jepte urgjentisht dorëheqjen.

POSTIMI I PLOTE

Kultivimi i drogës në repartet ushtarake dhe përfshirja e vetë ushtarakëve, komandatëve dhe drejtuesve të Forcave të Armatosura në trafikun e drogës është një ngjarje shumë e rëndë me pasoja tepër serioze për sigurinë kombëtare dhe imazhin e NATO-s, vend anëtar i së cilës ne jemi.

Zbulimi se repartet tona ushtarake, si në rastin e Zall Herrit, janë shndërruar në baza droge është një tjetër provë e shndërrimit të Shqipërisë në narko-shtet dhe protektorat droge nga Edi Rama.

Kjo ngjarje shumë e rëndë që nxin imazhin e Forcave të Armatosura, pjesë e NATO-s, kërkon urgjentisht përgjegjësi ligjore dhe morale.

Në çdo vend të NATO-s ku do zbulohej se në repartet ushtarake kultivohet drogë dhe ku komandatët e Forcave të Armatosura drejtojnë vetë trafikun, ministri i Mbrojtjes minimalisht do të jepte urgjentisht dorëheqjen!

Pamjet e zbulimit të parcelave të kanabisit në repartin ushtarak në Zall Herr të Tiranës flasin vetë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco