Qeveria po shkakton dëm ekonomik, favorizon klientët oligarkë dhe personazhe të botës së krimit”, Vasili: SPAK të veprojë!

Qeveria po shkakton dëm ekonomik, favorizon klientët oligarkë dhe personazhe të botës së krimit”, Vasili: SPAK të veprojë!

12:40, 05/08/2023
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili i bën thirre SPAK-ut të te veprojë kundër veprimtarisë qeveritare mafioze, e cila po shkakton dëm ekonomik.

Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se qeveria po favorizon klientët e saj oligarkë dhe personazhe nga bota e krimit, teksa shton se kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tjerë nuk janë dënuar ende.

Postimi i plotë:

Edhe kater Arbitrazhe te tjera qindra milioneshe, Rama dhe Ministrat akoma te padenuar!!

Vetem tre muajt e fundit qeveria eshte derguar ne Arbitrazh nga te pakten kater kompani.

Vlera e kerkuar i kalon 250 milion euro.

Nderkohe po paguhen qindra milion euro per Arbitrazhe te humbura.

Qeveria nuk po ndalet ne prishjen e njëanshme mafioze te kontratave per te favorizuar klientet e saj oligarke dhe te tjere personazhe nga bota e trafikut.

Qeveria, qe nuk ndalte dot pagesat e inceneratoreve se gjoja kishte frike nga Arbitrazhi, kur vjen fjala per kontrata te tjera i prish ato sa hap e mbyll syte.

SPAK duhet te veproje energjiket kundër kësaj veprimtarie qeveritare mafioze dhe me një dem shume te madh ekonomik.

Fajtoret kane emra, qe nga kryeministri, qe me vetedije re plote mbeshtet keto prishje te njeanshme e deri tek ministrat kukulla zbatues te verber te urdherave te tij.

Kryeministri eshte informuar me shkrese zyrtare per kete situate kaq te rende dhe rrezikun e humbjes se 2 miliard euro,qe ne prill te vitit 2017 nga Ministri i Drejtesise dhe qellimisht ai nuk ndermori asnje veprim.(Dokumenti).

‼️DEMI PO BEHET KATASTROFIK, RAMA DHE MINISTRAT DUHET TE VENDOSEN PERPARA PERGJEGJESISE PENALE!!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco