Skandali me djegësin e Tiranës/ KLSH ngriti alarmin për mënyrën e pagesave

Skandali me djegësin e Tiranës/ KLSH ngriti alarmin për mënyrën e pagesave

09:25, 02/08/2023
A+ Aa A-

Ndërkohë që skandali i qindra miliona eurove ziente në opinionin publik, kur të gjithë përfituesit kishin emra të përveçëm që në vitin 2017, kur në pranga kishte përfunduar një ministër, më pas një deputet e shumë persona të tjerë, Prokuroria ende nuk kishte kërkuar arrestimin me urdhër për ata që konsideroheshin edhe “ideatorët” e këtyre bizneseve që rezultuan fantazmë.

Teksa pronarë “fiktivë” dilnin burra dhe gra të moshuar, të cilët përfitonin vetëm 8 mijë lekë pension, ndërkohë rezultonin posedues miliona eurosh, mes tyre edhe një grua e cila kishte ndërruar jetë, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri vijonin të lëviznin të qetë mes Evropës dhe Afrikës për të mundësuar edhe hedhjen në tregje të vendeve të pazhvilluara të idesë që ishte vënë në jetë në Shqipëri.

Vetëm me 15 nëntor të një viti më parë Gjykata e Posaçme vendosi masën “Arrest me burg në mungesë” për biznesmenin e inceneratorëve Mirel Mërtiri. Ai iu shtua numrit të personave të dyshuar që kanë abuzuar me incineratorin e Elbasanit.

Bashkëjetuesja e Mërtirit, Stela Gugallia ishte shpallur më herët në kërkim ndërkohë që u tha se gjendej në një vend të Bashkimit Evropian dhe po kërkonte të strehohej në atë shtet. Në vendin tonë, Policia e Shtetit, herë pas herë bënte me dije se po organizonte operacione të njëpasnjëshme për të arrestuar Klodian Zoton por asnjëherë nuk gjendej në vendet ku ishte marrë informacioni se gjendej. Më vonë ai shfaqej edhe nëpër kafenetë e Tiranës i pashqetësuar nga askush.

Ditën e shpalljes në kërkim të Mërtirit Prokuroria e Posaçme i kërkoi Gjykatës vënien e masës së sigurisë “arrest me burg” për biznesmenin Mirel Mërtiri, bashkëjetues i Stela Gugallias, i cili sipas akuzës rezultonte të ishte pronari fiktik i kompanisë përfituese. Mërtiri u tha se ka rezultuar të ishte përfitues direkt edhe në inceneratorin e Elbasanit.

KLSH PËR KOSTOT E INCENERATORËVE

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar në fillimin e vitit 2022 se, projekti i inceneratorit të Tiranës kishte rezultuar që në fillim i papërballueshëm për buxhetin e shtetit.

Në atë konstatim thuhej se bashkisë Tiranë, nga viti 2018, i janë dyfishuar kostot e pastrimit të qytetit, pikërisht për shkak të pagesave që ajo duhet t’u bënte inceneratorëve. Bashkia Tiranë, gjithnjë sipas KLSH ka paguar për periudhën 2018-2020 rreth 3.2 miliardë lekë (26.5 milionë euro) shtesë, krahas kostos së pastrimit prej 3.9 miliardë lekësh.

Prej vitit 2018, theksonte KLSH, Bashkia Tiranë dhe Ministria e Industrisë dhe Energjisë (MIE) kanë paguar tarifën prej 29 euro/ton mbetje urbane për incenerimin e mbetjeve për një shërbim ende të pakryer, duke qene se inceneratori ende nuk ishte dhe është përfunduar si objekt industrial për djegien e mbetjeve urban. Në një material referues të të dhënave, të bërë publik nga “Monitor”, korrikun e vitit të kaluar u mësuar se Kompania “Integrated Energy B.V” u themelua në vitin 2017 dhe që nga ajo kohë, iu kishte faturuar qytetarët shqiptarë në mënyra të ndryshme, përfshirë përmes sistemit fiskal për qeverinë apo përmes tarifave të detyrueshme për depozitim mbetjesh.

Të dhënat e bilancit të kompanisë të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregonin se mes viteve 2017 dhe 2021, qytetarët i paguan “Integrated Energy BV” së paku 7.9 miliardë lekë në formën e tarifave koncesionare dhe tarifave të shërbimit të depozitimit. Në vitin 2021, të ardhurat e kompanisë arritën në 2.6 miliardë lekë.

Të dhënat e pagesave të thesarit të buxhetit të shtetit vetëm për 6-mujori e parë të vitit 2022 deri kompania ka përfituar edhe 2 miliardë lekë të tjera. Duke marrë parasysh këto fakte dhe të ardhura të tjera që kompania faturon për depozitimet, deri në gushtin e 2023, fusha e mbetjeve të Tiranës dukej se do t’u kushtonte taksapaguesve minimalisht 100 milionë euro.

HETIMET

Qeveria shqiptare mësohet se ka dhënë tri kontrata koncesionare për këta biznesmenë, dy prej të cilëve janë sekuestruar më herët nga SPAK ndërsa për të tretin dhe më të madhin, hetimet vijojnë.

Kompania fituese e koncesionit është regjistruar në Holandë, jo vetëm sipas hetimeve të SPAK po madje edhe sipas mediave ndërkombëtare ndërsa pronarët e saj të regjistruar në regjistrim e pronarëve përfitues janë disa shtetas italianë e francezë, të cilët dyshohen se janë fasadë për të fshehur pronarët e vërtetë.

Vetë SPAK, në reagimin zyrtar të bërë dje për këtë sekuestrim të paralajmëruar, bëri me dije se: “Është evidentuar fakti se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, janë personat që kanë udhëzuar dhe kanë marrë vendimet në lidhje me shoqërinë koncesionare ‘Integrated Energy B.V SPV’ sh.p.k. dhe shoqërinë mëmë në Holandë me emrin e mëparshëm ‘Integrated Energy B.V.’, aktualisht ‘Geogenix B.V.’, që përkon nga momenti i themelimit të këtyre shoqërive e në vijimësi”./PANORAMA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco