Veliaj falenderon SPAK-un që i mori Zotos e Mërtirit atë që i dha ai me duart e tij

Veliaj falenderon SPAK-un që i mori Zotos e Mërtirit atë që i dha ai me duart e tij

20:40, 01/08/2023
A+ Aa A-

Lajmi për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës nga SPAK e ka kapur gafil Erion Veliajn.

Reagimi i tij i shpejtë duke sulmuar mediat dhe duke falenderuar SPAK-un e tregon sekëlldinë që i ka krijuar Veliajt ky fakt i ri që kompromenton rëndë përfshirjen e tij të drejtpërdrejtë në aferën e inceneratorit të Tiranës.

Pak ditë më parë Veliaj sulmoi gazetaren e BIRN, Ola Xama, për publikimin e lajmit që e lidhte atë me inceneratorin dhe se ai në cilësinë ë kryetarit të bashkisë kishte kërkuar  ndërtimin e inceneratorit që nuk u ndërtua kurrë.

Nëse pak ditë më parë Veliaj e ‘heshti’ lajmin në mediat kryesore (kombëtare) të vendit me metodat e tij, sot nuk ka mundur dot të bëjë të njëjtën gjë dhe është detyruar të falenderojë publikisht SPAK-un që po i merr Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit atë që ai ua ka dhënë atyre me duart e tij, që janë gati 50-milionë euro nga taksat e qytetarëve të Tiranës, nga totali 100-milionë që ka përpirë inceneratori që nuk ekziston së bashku me paratë që i ka dhënë qeveria Rama nga buxheti i saj.

Sigurisht në reagimin e Veliajt nuk mund të mungonte edhe sulmi ndaj mediave, siç duket në nerva e sipër për pamundësin e censurimit të lajmit të sotëm, i gjendur, ndoshta, edhe pa mbështetjen e shefit të tij Rama, Veliajn kanë filluar ta zënë ethet e gushtit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco