Zjarrvënësit/ Brenda 2 ditësh Rama kërcënon sërish drejtësinë: Zbatoni ligjin për këtë soj kriminelësh

Zjarrvënësit/ Brenda 2 ditësh Rama kërcënon sërish drejtësinë: Zbatoni ligjin për këtë soj kriminelësh

15:41, 01/08/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e zjarreve në vend, duke kërcënuar për të dytën herë brenda 2 ditësh prokurorët dhe gjykatësit që të zbatojnë ligjin, për zjarrvënësit që i quan kriminelë.

Sipas Ramës, duhet të zbatohet ligji për këta persona, i cili parashikon deri në 15 vite burg.

Rama: Një tjetër zjarrvënës i arrestuar në flagrancë nga Policia e Shtetit dhe një tjetër arsye për ta përsëritur apelin ndaj prokurorëve e gjykatësve në rrethe, që të zbatojnë me përgjegjshmëri ligjin, i cili parashikon deri në 15 vjet burg për këtë soj kriminelësh.

Edhe njëherë përgëzime Policisë së Shtetit për punën shumë të mirë që po bën në këtë front të mbrojtjes së një pasurie kolosale, të krijuar nga breza të tërë për brezat e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco