Lajmi i fundit

VIDEO/ Zbardhen bisedat në SKY ECC, SPAK lëshon dhjetra urdhër arreste

SYRI TV/ Përfundon dokumentimi i farsës elektorale, Berisha: Raporti do i dorëzohet kancelarive të huaja

15:30, 01/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha njoftoi nisjen e analizës së brendshme në parti, për zgjedhjet e 14 majit, pas dokumentimit të farsës elektorale. Ndërsa akuzoi kryeministri Edi Rama se përdori  bandat në zgjedhjet e 14 majit Berisha deklaroi se objektivi kryesor i opozitës është të hapet për prurje të reja, me qellimin krijimin e një fronti opozitar dhe protestave të fuqishme, ndaj atij që e cilëson, një narkoshtet. 

SYRI TV

Pas dokumentimit të farsës zgjedhore për zgjedhjet në 61 bashki, Partia Demokratike do nisë fazën e re te analizës së brendshme në struktura për zgjedhjet e  14 majit duke e kthyer pasqyrën nga vetja. Në nisje të mbledhjes së kryesisë, kryetari i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se raporti që fakton shkeljet dhe manipulimin e zgjedhjeve nga Partia Socialiste përmes gjithë mekanizmave shtetërore, do të dorëzohet organizmave ndërkombëtarë, ndërsa kërkoi që në analizë të përfshihen të gjitha degët e partisë dhe kandidatët. 

Teksa foli për përpjekjen e kryeministrit Edi Rama, për të asgjesuar opozitën, Berisha akuzoi shefin e qëverisë se përdori  bandat kriminale, në zgjedhjet e 14 majit. 

Lideri i opozitës krahasoi  biznesmenin e arrestuar, Pëllumb Gjoka, të akuzuar se ka porositur një vrasje, me ministrin e Brendshëm, Taulant Ballën.

Kreu demokrat e cilësoi  jetike, nevojë për të hapur Partinë Demokratike, ndaj prurjeve të reja dhe elitave.

Por Sali Berisha e ka të qartë që një front opozitar, nuk do të mjaftojë, pa fuqinë e protestave, që do të jenë lëvizja e radhës e opozitë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco