Befasuese, Luli mund Hanin dhe jep lajmin e madh: Beteja sapo ka filluar

Befasuese, Luli mund Hanin dhe jep lajmin e madh: Beteja sapo ka filluar

21:51, 29/07/2023
A+ Aa A-

Befasuese, Lulzim Basha, mundi Gjergj Hanin në garën për vulë.

Edhe pse i disavantazhuar në këtë garë, pasi përjashtoi mbi 50-mijë anëtarë partie brenda ditës, shumica e të cilëve anëtarësuar në kohën e tij, ai sërish ka arritur të mundë Hanin. Fitore si e Lulit.

Sipas Komisionit Zgjedhor të PD-së së vulës deri në orën 17 kishin marrë pjesë në votime 13 700 votues, dhe për dy orë po ky komision deklaroi se kutitë u mbyllën me 18.052 votues imagjinarë duke mbushur kështu në frymën e fundit kutitë e votimit. Si në rastin e Gjirokastrës që deklaruan 630 votues në vend të 36 që kishin votuar vërtetë.

Duke qenë se është “as’ si në politikë dhe në matematikë, Jeminit iu desh të shtojë për Lulin gati 5000 mijë vota për dy orë sepse për pak ngatërruan shifrën që u duhej.

Dhe në përfundim të garës, Basha ka nisur fjalimin e zakonshëm, "beteja sapo ka filluar...".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco