SYRI TV/ Dështimi i operacionit të SPAK, reagon PD: Këta kriminelë u përdorën për zgjedhje

18:07, 29/07/2023
A+ Aa A-

Partia Demorkatike e ka cilësuar të dështuar operacionin ‘Metamorfoza’, ku kriminelë të rrezikshëm u faktuan si të lidhur me drejtues të Prokurorisë dhe Policisë. Me anë të një reagimi, selia blu akuzon se këta kriminelë u lanë të lirë për tu përdorur për vjedhjen e zgjedhjeve të 14 majit.

SYRI TV

Partia Demokratike ka reaguar sërish për dështimin e operacionit metamorfoza, ku u zbuluan lidhjet mes derejtuesve të Policisë e Prokurorisë me kriminelë të rrezikshëm e biznesmen. Partia Demokratike sjell në vëmendje, se provat për këta persona u sollën nga përtnerët e huaj, por ato nuk u hetuan dhe personazhet e krimit nuk u arrestuan pasi u përdorën për të vjedh vota e për të bërë presione qytetarëve më 14 maj.

Partia Demokratike thekson sërish se operacioni i koduar me emrin ‘Metamarofoza’, i bazuar kryekëput në dokumentacionin e sjellë nga partnerët tanë, dëshmon edhe njëherë se shteti shqiptar është shtet i krimit dhe drogës. Kjo provohet më së pari me faktin që 15 mandatet e arrestit të dosjes ‘Metamorfoza’ të 15 kriminelëve të rrezikshëm, flinin, konservoheshin në dosjet e dërguara nga partneret prej kohësh. Ata, me urdhër të “kreut të Meduzës” nuk u prekën, vetëm e vetëm për shkak të misionit kriminal elektoral që personazhet e krimit kishin marrë nga Edi Rama, Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Elisa Spiropali, Belinda Balluku, Ulsi Manja, Niko Peleshi, Mirela Kumbaro etj. Këta kriminelë elektoralë në krye të pushtetit të mafies, përdorën vrasësit, trafikantët, pengmarrësit, bajlozët e zinj të operacionit ‘Metamorfoza’, dhe dosjeve të tjera, si pushtues të qyteteve, të cilët diktonin me qytën e revoles dhe thasët e drogës, vullnetin e qytetarëve të pambrojtur shqiptarë.

E pasi u përdorën për zgjedhjet e 14 majit, këta kriminelë të rrezikshëm u lanë të arratiseshin, ku nga 15 të akuzuar, u arrestuan vetëm 6 prej tyre, e 9 u arratisën.

Së dyti, operacioni ‘Metamorfoza’ dështoi, së paku në masën 60%, mbasi nga 15 mandate janë arrestuar gjithsej 4-6 persona, kurse më së paku 9 apo 11 të tjerë u njoftuan dhe morën arratinë, njëlloj si Arben Ahmetaj. Për të justifikuar këtë dështim criminal, mafia shtetërore e dezinformimit ju tha shqiptarëve se ata prej shumë kohësh ndodheshin në mërgim. Vetëkuptohet se Taulant Balla, përfaqësuesi me tipik i klaneve të drogës dhe krimit të Elbasanit, Fierit, Lushnjës, Krujës e Shkodrës, nuk mund inauguronte më mirë detyrën dhe të garantonte më shumë bandat që ai përfaqëson, -sipas dëshmive në sallat e gjyqeve, regjistrimeve të brendshme dha atyre të kriptuara të jashtme- me bosët shqiptarë të krimit në Shqipëri dhe jashtë saj.

Partia Demokratike denoncon se këto qëndrime kriminale të qeverisë dhe lidhjet e Edi Ramës me krimin e organizuar janë rrezik madhor për sigurinë në Shqipëri, rajon dhe Europë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco