Berisha: ShBA, aleati dhe miku kryesor i shqiptarëve në rrugën e tyre të lirisë! PD, lokomotiva kryesore

Berisha: ShBA, aleati dhe miku kryesor i shqiptarëve në rrugën e tyre të lirisë! PD, lokomotiva kryesore

16:31, 29/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vlerësuar marrëdhëniet diplomatike shqiptaro-amerikane të cilat datojnë që në 22 korrik të vitit 1922, ku presidenti Ëillson hodhi poshtë planet e fuqive të tjera të mëdha për asgjesimin e Shqipërisë nga harta e Europës.

‘Gjatë këtyre 101 viteve SHBA janë aleati dhe miku kryesor i shqiptarëve në rrugën e tyre të lirisë. Marrëdhëniet midis dy vendeve u ndërprenë gjatë viteve të diktatures komuniste për t’u rivendosur pas vendosjes së pluralizmit politik në vitin 1991. Në këto tre dekada marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve tona njohën zhvillimet më intensive. Ato kulmuan me vizitën e presidentit George Ë. Bush në qershor të vitit 2007 në Shqipëri. Në këto dekada, SHBA udhëhoqën luftën për çlirimin e Kosovës, mbështetën anëtarësimin e Shqiperisë në NATO, pavarësinë e Kosovës dhe zhvillimet demokratike në Shqipëri dhe Kosovë’, shkruan Berisha në Facebook.

Gjithashtu Berisha theksoi se Partia Demokratike si lokomotivë kryesore e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane pas rivendosjes së tyre në marsin e vitit 1992, mbetet e vendosur të çoj këto marrëdhënie edhe më lartë gjatë shekullit të 21-të.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, më 22 korrik të vitit 1922 u vendosën marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA. Këto marrëdhënie u vendosën pasi presidenti Ëillson hodhi poshtë planet e fuqive të tjera të mëdha për asgjesimin e Shqipërisë nga harta e Europës. Gjatë këtyre 101 viteve SHBA janë aleati dhe miku kryesor i shqiptarëve në rrugën e tyre të lirisë.

Marrëdhëniet midis dy vendeve u ndërprenë gjatë viteve të diktatures komuniste për t’u rivendosur pas vendosjes së pluralizmit politik në vitin 1991. Në këto tre dekada marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve tona njohën zhvillimet më intensive. Ato kulmuan me vizitën e presidentit George Ë. Bush në qershor të vitit 2007 në Shqipëri. Në këto dekada, SHBA udhëhoqën luftën për çlirimin e Kosovës, mbështetën anëtarësimin e Shqiperisë në NATO, pavarësinë e Kosovës dhe zhvillimet demokratike në Shqipëri dhe Kosovë.

Partia Demokratike si lokomotivë kryesore e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane pas rivendosjes së tyre në marsin e vitit 1992, mbetet e vendosur të çoj këto marrëdhënie edhe më lartë gjatë shekullit të 21-të.

Këtu më poshtë keni në dokumentar për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane nga viti 1990 dhe në vazhdim, që mund të ndiqni sipas dëshirës! #sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco