A ka fut Rama 'mik' Benet Becin te Albin Kurti?

A ka fut Rama 'mik' Benet Becin te Albin Kurti?

21:47, 26/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka qenë sot në Prishtinë ku është pritur në një takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Lajmin e bëri të ditur Beci përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kreu i Bashkisë Shkodër bën me dije se fokus i takimit ishte bashkëpunimi ndërmjet qytetit të Shkodrës dhe Gjakovës dhe rifuqizimi i lidhjeve historike e kulturore ndërmjet dy qyteteve si dhe një projekt infrastrukturor rrugor që do të lidhë Shkodrën me Gjakovën.

“Pata kënaqësi të veçantë të takoja sot në zyrën e tij Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.

Rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet qytetit të Shkodrës dhe Gjakovës dhe rifuqizimi i lidhjeve historike e kulturore ndërmjet dy qyteteve tona ishte në fokus të këtij takimi.

Biseduam edhe për një projekt infrastrukturor rrugor që do të lidhë Shkodrën me Gjakovën, si një mundësi shumë e rëndësishme për zhvillimin e turizmit në këtë zonë.”, thotë Beci.

Duke ditur që Albin Kurti nuk është kryetar i Gjakovës, por kryeministër i Kosovës, ky takim paska i çuditshëm mund të jetë iniciaur nga shefi i Becit, Edi Rama, të cilin Albin Kurti as denjoi ta presë në Prishtin dhe as nuk i erdhi në Tiranë kur ky e ftoi. 

Mesa duket Rama po përdor Becin si interlokutor për të përmirësuar marrëdhënien me Albin Kurtin, ku duhet thënë se injorimet dhe refuzimet e vazhdueshme që i ka bërë Kurti e kanë nxjerrë Edi Ramën si liliput politik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shefi26/07/2023 22:25

Ai eshte burre ! E gjeni kush ???

Shto koment

Denonco