Vendimi i Gjykatës së Lartë për Belerin, Athina: Qeveria shqiptare ta lejojë të betohet, ndryshe ...

Vendimi i Gjykatës së Lartë për Belerin, Athina: Qeveria shqiptare ta lejojë të betohet, ndryshe ...

21:12, 26/07/2023
A+ Aa A-

Ministri i jashtëm grek Jorgos Gjerapetritis ka reaguar me anë të një deklarate, lidhur me refuzimin nga Gjykata e Lartë për të liruar Fredi Belerin.

Sipas Gjerapetritis, ky vendim i shtohet vendimeve të mëparshme të gjykatave shqiptare, të cilat i mohojnë Belerit të drejtën të betohet dhe të ushtrojë detyrën që i caktuan qytetarët e Himarës.

‘Bëhet fjalë për një zhvillim negativ, që përbën shkelje të qartë të së drejtës themelore të shtetit të së drejtës, të cilën Shqipëria duhet ta respektojë dhe zbatojë në mënyre rigoroze nëse dëshiron të bëhet anëtare e familjes europiane.

Ftojmë qeverinë shqiptare të marrë masa të menjëhershme ligjore ose administrative që zoti Beleri të betohet brenda ose jashtë burgut. Ministria e Jashtme ndjek nga afër zhvillimet e kësaj çështjeje dhe do ta çojë atë në të gjithë arenën ndërkombëtare’, ka deklaruar ministri i jashtëm grek.

Një ditë më parë, Gjykata e Lartë vendosi që Beleri të vazhdojë të qëndrojë nën masën arrest me burg. Beleri këmbënguli edhe në shkallët e tjera të drejtësisë se duhet t’u shërbejë qytetarëve që e kanë votuar në 14 maj , zgjedhje për të cilat SPAK e akuzon se u implikua në aferë korruptive duke paguar shuma lekësh për të blerë vota.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco