Zgjatja e mandatit të Gjinushit/ Zhupa: Veglat e tij në komision zhvilluan mbledhje të paligjshme

13:14, 19/07/2023
A+ Aa A-

Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka denoncuar vendimin e deputetëve të maxhorancës socialiste të cilët miratuan me votat e tyre ndryshimin e ligjit për Akademinë e Shkencave në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, duke i dhënë mundësinë Skënder Gjinushit të zgjidhet sërish në krye të Akademisë së Shkencave.

Në një deklaratë për mediat, Zhupa theksoi se mbledhja është e paligjshme dhe e panjoftuar pasi 4 deputetë janë deputetë zëvendësues dhe nuk janë anëtarë të rregullut të mbledhjeve duke filluar nga Luljeta Bozdo, Ismet Beqiraj dhe Fadil Nasufi, njerëz që ndjekin në rigorozitet linjën e partisë.

‘Unë kam qënë në katin e parë të godinës dhe kam pritur një njoftim nga sekretarja e komisionit për hypur lart dhe ky njoftim ka munguar. Ajo është një mbledhje e paligjshme dhe vendimet e asaj mbledhje janë të paligjshme ashtu si vetë Gjinushi është i paligjshëm në krye të Akademisë së Shkencave’, u shpreh Zhupa.

Zhupa: Komisioni ka mbushur me deputetë zëvendësues, procesverbalin do t’ja u vendos në dispozicion, për të kaluar ligjin për Skëndër Gjinushin. Sot kaluan me shpejtësi pikërisht që Gjinushi të ketë mundësinë të kandidojë për një mandat të dytë, duke hequr fjalën ‘jo radhazi’ dhe duke hequr kufizmin e moshës ’75 vjeç’. Kjo në shkelje edhe të barazizë që i jep Kushtetuta dhe në shkelje të vetë Asamblesë. Ne kërkuam që ky projektligj të shqyrtohej me qetësi duke marrë parasysh edhe vetë anëtarët e Asamblesë në një dëgjesë më të gjërë me ta dhe mbi të gjitha sot mbaron mandati i Skënder Gjinushi. Meqë i mbaron mandati sot detyrohen veglat e tij në komision, Koçi dhe Beqiraj që të sjellin me urgjencë dhe presion deputetët që të marrin pjesë në mbledhje.

4 deputetë janë deputetë zëvendësues dhe nuk janë anëtarë të rregullut të mbledhjeve duke filluar nga Luljeta Bozdo, Ismet Beqiraj dhe Fadil Nasufi, njerëz që ndjekin në rigorozitet linjën e partisë.

Ndërkohë edhe nga votimi dy anëtarë kanë votuar abstenim dhe nga vetë PS për të kuptuar që këtu i kanë thënë mjaft ligjshmërisë, boll shtetit ligjor, i kanë thënë nuk pyesim për Kushtetutën dhe procedurat, ne bëjmë çfarë duam vetë. Mblidhemi kur duam vetë miratojmë çfarë duam vetë, nuk pysim se ka kryetarë apo anëtarë të tjerë.

Unë kam qënë në katin e parë të godinës dhe kam pritur një njoftim nga sekretarja e komisionit për hypur lart dhe ky njoftim ka munguar.

Ajo është një mbledhje e paligjshme dhe vendimet e asaj mbledhje janë të paligjshme ashtu si vetë Gjinushi është i paligjshëm në krye të Akademisë së Shkencave.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco