VIDEO/ ‘Kush është George Soros?’/ Berisha publikon denoncimin

10:05, 19/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, publikoi sot një video nga konferenca ku ai denoncoi mashtrimet mbi të cilat u bazua shpallja non-grata në Mbretërinë e Bashkuar.

Berisha denoncoi se pas këtij vendimi qëndron sërish mafia e miliarderit ultramajtist, George Soros.

“Është me rëndësi kombëtare që çdo shqiptar të lexojë këtë raport se të shkatërrosh opozitën e një vendi është mënyra më moderne e shkatërrimit të një kombi.

Rasti i Shqipërisë tregon se mjafton të shkatërrosh opozitën dhe mund të grabisësh dhe të shpopullosh një komb pa asnjë vështirësi.

Duhet t’ju kujtojmë këtu se mafia e Sorosit ka qenë prezente në çdo projekt antishqiptar të viteve të fundit në rajon, Ballkani i Hapur, ndarja e kufijve të Kosovës, kanë pasur si padrino George Sorosin dhe fondacionin e tij.

Por mafia e Sorosit është më shumë se antishqiptare, ajo tani është njerëzore. Të fshehur pas ideologjisë së ekstremit të majtë, ata kanë në axhendën e tyre shkatërrimin e familjes, shkatërrimin e partive konservatore.

Ishte kjo mafia që para disa viteve nxiste shkeljen masive të të drejtave të njeriut, vaksinimin e detyruar. Kjo dihet botërisht.

Ishte Elon Musk që tha shprehimisht se George Soros urren njerëzimin. Është ish-presidenti Donald Trump që e konsideron atë armik të rrezikshëm të SHBA. Është kandidati për president i SHBA, Ron DeSantis që ka folur gjithashtu për Sorosin si një armik të vërtetë të vendit të tij.

Por më lejoni pak të dal nga modestia, është Sali Berisha që shtatë vite më parë, në forumet ndërkombëtare, e ka cilësuar George Sorosin si një gjeni negativ dhe monstër e njerëzimit,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco