Cakrani: Alda Klosi ruante paratë e Ahmetajt dhe të qeveritarëve të tjerë! E gjithë qeveria është në hetim!

Cakrani: Alda Klosi ruante paratë e Ahmetajt dhe të qeveritarëve të tjerë! E gjithë qeveria është në hetim!

09:30, 19/07/2023
A+ Aa A-

Avokati i njohur Kujtim Cakrani deklaroi sot se në Shqipëri si rrallë në botë po ndodh një akt i paprecedentë: e gjithë qeveria është nën hetim! Që nga kryeministri, Sekretari i Përgjithshëm e deri tek ish-kryetarët e bashkive që sot janë deputetë!

I pyetur për rastin e arratisjes së ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe hetimin që po vazhdon ndaj tij për korrupsion, i ftuar në studion e Kafe Shqeto në SYRI TV, av. Cakrani i mëshoi bindjes së tij se po “kryqëzohet” vetëm Ahmetaj, por jo: e gjithë qeveria është vënë nën hetim!

Ai solli në vëmendje edhe rastin e ish-shefes së Kabinetit të Ahmetajt, Alda Klosit, së cilës iu gjetën mbi 400 mijë euro në shtëpi, për të cilat vërejti se ato ishin thjesht paratë e Ahmetajt dhe mundet edhe të qeveritarëve të tjerë, të marra në ruajtje.

Gazetarja Ola Bregu pyeti: Z. Cakrani, 124 mijë euro janë pasuritë që janë vendosur nën sekuestro të Arbejn Ahmetaj. A ju duket kjo shumë qesharake në krahasim me atë të Alada Klosit, fshehur në tubat e aspirimit?

Dhe av. Cakrani tha: "Ju mendoni se paratë e Alda Klosit, euro që u gjetën ishin të  sajat?! Nuk ka qytet, vetëm një naiv mund të besojë se ato ishin lekët e Alda Klosit! Alda Klosi ato lekë i kishte marrë në ruajtje siç ka marrë në ruajtje shumë banesa që ose janë hedhur me emra “prestanome” ose janë hedhur në emra të ndryshëm për t’i fshehur banesat dhe pasuri të tjera të paluajtshme ( sepse mund të ketë edhe pasuri të tjera, toka, troje etj.) kështu që këto janë gjetje mafioze që këta i kanë implementuar, nuk është se i shpikën shqiptarët. Shqiptarët thjesht sa i kanë implementuar këto nga vende si Italia etj. për t’i fshehur, për të bërë këto makinacione juridike, për t’ia fshehur drejtësisë. Por nuk ka asnjë dyshim se këto janë të z. Ahmetaj dhe ndoshta edhe të qeveritarëve të tjerë.

Ne kemi folur, por ju keni anashkaluar një fakt: nuk ka ndodhur në historinë politike të botës perëndimore e të paktën edhe të Afrikës, që një qeveri të jetë nën hetim sepse aktualisht është e gjithë qeveria nën hetim!

Ne po kryqëzojmë vetëm z. Ahmetaj, por të mos harrojmë që është që nga kryeministri, Sekretari i Përgjithshëm deri tek i fundit , deri tek ata kryetarë bashkish që janë tashmë edhe deputetë. Pra, është një qeveri e tërë nën hetim. Kjo është e paprecedentë që të jesh nën hetim dhe të mos ketë një reagim të paktën moral,  kjo është që të japësh një dorëheqje ose të mbash një përgjegjësi qoftë edhe morale.”/ar.sh/SYRI.NET

Ndiqni intervistën e plotë me z. Cakrani në video.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco