Xhaferri: A do e ‘djegin’ inceneratorët Erion Veliajn?

Xhaferri: A do e ‘djegin’ inceneratorët Erion Veliajn?

13:15, 18/07/2023
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri

Sulmet dhe kërcënimet e Kryebashkiakut Veliaj ndaj gazetares Ola Xama, janë dëshmi e panikut  dhe faktit se ai vetë do të jetë i djeguri i radhës nga inceneratorët që deri tani kanë djegur vetëm taksat e shqiptarëve.

Tani jemi para faktit kur dhe për inceneratorin e Tiranës janë faktuar abuzimet e Bashkisë Tiranë, veçmas kryetarit Erion Veliaj, i cili rezulton të jetë një ndër propozuesit e inceneratorit të Tiranës, ose së paku i ka cuar qeverisë projektin e gatshëm të Klodian Zotos.

SPAK duheti t'i shkojë deri në fund kësaj afere pasi nuk do ketë drejtësi nëse përpara drejtësisë nuk vendoset Mbreti i kësaj afere.

Ka ardhur koha që qytetarët të ndërgjegjësohen pasi korrupsioni galopant po vjedh të ardhmen e fëmijëve tanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco