Topalli: Fytyra e 14 majit, tritoli në Vaun e Dejës, arrestimi i Belerit dhe dhuna e fisit Rraja

Topalli: Fytyra e 14 majit, tritoli në Vaun e Dejës, arrestimi i Belerit dhe dhuna e fisit Rraja

11:56, 18/07/2023
A+ Aa A-

Drejtuesja politike e PD-së në Qarkun Lezhë në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, Jozefina Topalli ka denoncuar farsën elektorale të zhvilluar nga mazhoranca socialiste.

Në një deklaratë për shtyp nga selia blu, Topalli theksoi se ‘fytyra e zgjedhjeve të 14 majit janë zgjedhje që filluan me tritolin në Vaun e Dejës dhe u mbyllën me burgosjen e një prej kandidatëve të koalicionit Bashkë Fitojmë’.

Topalli solli në vëmendje ngjarjen e rëndë të ndodhur me fisin Rraja në Krujë, ku sipas saj ky është thelbi i asaj që ka ndodhur jo vetëm në Qarkun e Lezhës por në të gjithë Shqipërinë.

‘Imagjononi të flasim për zgjedhje normale në një vend ku një fis që është me pushtet politik dhe ekonomik sillet si në ato pamje që kanë tronditur opinionin publik’, u shpreh Topalli.

Gjithashtu drejtuesja politike e PD-së në Qarkun e Lezhës, u ndal edhe te ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, të cilin e denoncoi se ‘përdorte telefonat e shokëve të tij për të kërcënuar dhe të ftonte se do i ndihmonte me lehtësirat për të mos përfunduar në burg apo për të dalë nga burgu, kontingjentet kriminale për të blerë vota’.

Sipas Topallit, këto ishin zgjedhjet më të pabarabarta në historinë 30 vjeçare të PD-së, pasi nuk ka ndodhur kurrë që një force politike ti vidhet vula ti merret dhe emri me vendim gjykate por nën presion politik të pushtetit aktual.

Topalli: Fytyra e zgjedhjeve të 14 majit janë zgjedhje që filluan me tritolin në Vaun e Dejës dhe u mbyllën me burgosjen e një prej kandidatëve të koalicionit Bashkë Fitojmë.

Fytyra e vërtetë është përdorimi deri te të burgosurit në burgje të ndryshme për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve.

Të flasësh për zgjedhje të lira dhe të ndershme është krejt jorealiste njësoj siç nuk është real rezultati i zgjedhjeve të shpallura nga KQZ-ja.

Në historinë e 3 dekadave të PD-së janë zgjedhjet më të pabarabarta që ka kaluar ndonjëherë shoqëria shqiptare, janë më të pabarabartat për një mijë fakte dhe ngjarje që kanë ndodhur duke filluar nga përdorimi i shtetit në zgjedhje në favor të partisë në pushtet.

Për të kuptuar thelbin e asaj që ka ndodhur në Qarkun e Lezhës, dhe jo vetëm në Qarkun e Lezhës, do kisha dashur të ftoj secilin prej dëgjuesve që të kujtojnë skenat e fisit të Rrajave në Krujë.

Imagjononi të flasim për zgjedhje normale në një vend ku një fis që është me pushtet politik dhe ekonomik sillet si në ato pamje që kanë tronditur opinionin publik.

Bandat të mbështetura nga politika dhe me para të madhe, kanë vepruar në shumicën e qarqeve të vendit tonë por në mënyrë të veçantë janë fokusuar aty ku probabiliteti për të fituar zgjedhjet ishte shumë shumë i madh dhe kjo ka ndodhur dhe në Qarkun e Lezhës.

Fisi Rrajës ekziston edhe në Qarkun e Lezhës sjellja e tyre në mënyrën më brutale të frikshme është në Bashkinë e Lezhës, në Bashkinë e Laçit, në Bashkinë e Shkodrës, në atë të Rrogozhinës, në Bashkinë e Elbasanit, dhe në shumë rrethe të tjera ku në qarqe të tjera kanë folur vetë drejtuesit kryesorë.

Të flasësh për zgjedhje që të plotësojnë kriteret e Kopenhagenit për një vend që është anëtar i NATO-s është iluzive dhe jashtë çdo realiteti.

Sa herë të flasim për rezultatin e zgjedhjeve ne duhet të kemi parasysh vetëm pamjet e videos.

A mund të votosh i lirë, a mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme nëse ti dhunohesh, frikësohesh apo kërcënohesh ashtu siç kemi parë pamjet nga familja Rraja.

Të tillë kemi në shumicën e rretheve apo qarqet e Shqipërisë.

Këto janë zgjedhjet më të pabarabarta në 3 dekada sepse nuk ka ndodhur kurrë që një force politike ti vidhet vula ti merret dhe emri me vendim gjykate por nën presion politik të pushtetit aktual.

Nuk ka ndodhur kurrë që të bëhen të gjitha përpjekjet që të mos lejohet opozita e vërtetë të mos hyjë në zgjedhje.

Nuk ka ndodhur kurrë që një forcë politike më e madhja në opozitë të hyjë në zgjedhje as komisoner, as numërues, as përfaqësues në KQZ, as emrin e forcës politike që konkurron as emrin e drejtuesit të koalicionit.
Është një nga rastet më të rralla dhe të çuditshme në historin, ku kurrë ndonjëherë fuqia e korruptimit nuk ka qënë më e fortë dhe më e papërballueshme se kësaj rradhe.

Nuk ka ndodhur kurrë që administrata shtetërore të përdorej në të gjitha nivelet e saj dhe të kërcënohej në të gjitha nivelet e saj për tu përdorur në favor të partisë në pushtet.

Nuk ka ndodhur kurrë që buxheti i shtetit në çdo detaj nga tenderat më të parëndësishëm deri te koncesionet më të paimagjinueshme të përdoreshin si fuqi për të blerë votën e lirë të qytetarëve.

Nuk ka ndodhur kurrë që Policia e Shtetit apo drejtorët e burgjeve apo të përdoreshin bonuset ekonomike apo ndihma ekonomike numri i të cilëve u rrit në muajin maj dhe më vonë u zvogëlua dhe shkoi aty ku ishte siç ka ndodhur kësaj here, ama nuk ka ndodhur kurrë që Ministri i Drejtësisë që ishte përcaktuar për të drejtuar zgjedhjet lokale në Qarkun e Lezhës, të përdorte telefonat e shokëve të tij për të kërcënuar dhe të ftonte se do i ndihmonte me lehtësirat për të mos përfunduar në burg apo për të dalë nga burgu për të blerë vota.

Këto janë realitete dhe thelbi është që përmes dhunës dhe parasë është e vështirë për të fituar zgjedhje përveçse në rastin kur qytetarët siç unë besoj se do ndodhi, do të kenë të gjithë ndërgjegjen e tyre shoqërore dhe politike për të reaguar ndaj një pushteti që nuk lejon më zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Është kjo arsyeja që ne jo vetëm që nuk kemi plotësuar asnjë parim të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme sipas Kartës së Kopenhagenit, por përkundrazi jemi larguar me vite dritë prej këtyre kritereve, që në fakt kishte një moment të caktuar të historisë si në vitin 2013 apo në 2005 që ishim afruar shumë mirë këtyre kritereve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco