SYRI TV/ Zoto e Mërtiri morën 26 mln euro të tjera nga Rilindja, SPAK identifikon 7 tendera të ndryshëm

11:42, 18/07/2023
A+ Aa A-

Dosja hetimore e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj hedh dritë edhe për tenderat korruptivë që bosët e djegësave kanë marrë nga Rilindja. Dyshja Zoto-Mërtiri kanë fituar të paktën 26 milonë euro nëpërmjet kontratave me institucionet e qeverisjes nga PS, krahas koncesioneve për 3 inceneratorët. SPAK ka identifikuar 7 tendera të ndryshme të fituara nga kompanitë e lidhura direkt me pronarët e plehrave

SYRI TV

Dyshja e biznesmenëve në kërkim, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, kanë fituar të paktën 26 milionë euro nëpërmjet kontratave me institucione të qeverisura nga Partia Socialiste, krahas tre koncesioneve për landfillet në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Prokuroria e Posaçme SPAK ka identifikuar të paktën 8 procedura, secila me vlerë mbi 1 milionë euro, ku janë shpallur fitues kompania mëmë e Klodian Zotos, “ITS” ose shoqëri të lidhura ngushtësisht me biznesmenët e plehrave.

Në periudhën 2012-2013, shoqëritë e drejtuara nga Zoto-Mërtiri kanë fituar kontratat për vendosjen e matësave të ujit me katër bashki të drejtuara nga socialistët-në Berat, Fier, Pogradec dhe Korçë.

Vlera e këtyre katër kontratave ishte në total 12 milionë euro, nga të cilat Ujësjellësi i Fierit arkëtoi 3.5 milionë euro, ai i Korçës dhe Pogradecit 3 milionë euro dhe ndërmarrja e ujit të Beratit, 2.5 milionë euro.

Në vijim, kompania “Integrated Technology Service” e Zotos, në bashkëpunim me dy shoqëri të tjera, fituan në vitin 2015 kontratën me Ministrinë e Mjedisit, për pastrimin e grykëderdhjes së Shkumbinit. Vlera e kontratës ishte 1 milionë euro.

Në 2016, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, i dorëzon kompanisë së Zotos një tender me vlerë 6.5 milionë euro, për blerjen e matësave të rinj.

Në të njëjtën periudhë, një bashkim operatorësh fiton tenderin me vlerë 6.5 milionë euro për “zhvendosjen e mbetjeve të ngurta nga inceneratori Elbasan”. Fituesi i tenderit përbëhet nga “Ndërtim Montim Patos”, e cila përbën 80 përqind të bashkimit dhe “Gjikuria”, e cila përbën 20 përqind të bashkimit. Prokuroria e Posaçme ka krijuar dyshimet e forta se, në këtë procedurë tenderi, pas kompanisë “Ndërtim Montim Patos”, përfshihen interesat e Klodian Zotos dhe Mërtirit. Ky dyshim i është krijuar në bazë të komunikimeve elektronike të identifikuara gjatë hetimit të Prokurorisë së Posaçme, si edhe një rrethane tjetër të zbuluar më vonë.

Kompania “Ndërtim Montin Patos” zotëron 30 përqind të kompanisë koncesionare të landfillit të Fierit, ndërkohë që 70 përqind të saj e zotëron “ITS” e Klodian Zotos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco