PD publikon shkeljet në zgjedhjet vendore në Lezhë, Strazimiri: S'u përmbushën as kriteret minimale!

PD publikon shkeljet në zgjedhjet vendore në Lezhë, Strazimiri: S'u përmbushën as kriteret minimale!

11:19, 18/07/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka prezantuar sot para mediave, raportin final me shkeljet ligjore që u bënë nga mazhoranca në pushtet për të fituar me çdo kusht, zgjedhjet vendore të 14 majit në bashkitë e qarkut të Lezhës.

Anëtari i Kryesisë, Gent Strazimiri, në një panel me drejtues të PD-së që punuan në këtë qark gjatë fushatës zgjedhore, tha: “Zgjedhjet e 14 majit nuk ishin zgjedhje, sepse nuk arritën të përmbushin as kriteret minimale  të Kartës së Kopenhagenit. Prandaj quhen kritere minimale; nuk pretendohet të jenë zgjedhje të lira dhe të ndershme, por kur zgjedhësi të paktën të ketë një mundësi për të zgjedhur. Për fat të keq, në zgjedhjet e 14 majit (kjo ka qënë e pamundur në Shqipëri), edhe në qarkun e Lezhës, ashtu si në të gjithë territorin e vendit,  është e njëjta situatë.”

Image

Strazimiri ia dha fjalën znj. Jozefina Topalli, e cila ka qenë dhe është drejtuesja politike e PD-së dhe e opozitës për qarkun e Lezhës, veçanërisht gjatë zgjedhjeve lokale.

“Zgjedhjet lokale, "fytyra" e zgjedhjeve lokale të majit të kaluar, - theksoi Topalli që në krye, -  janë zgjedhje që filluan me tritolin në Laç, Vaun e Dejës dhe që u mbyllën me burgosjen e njërit prej kandidatëve të “Bashkimit për Fitore”. Ose më mirë, fytyra e vërtetë është përdorimi deri te të burgosurit nëpër burgje të ndryshme për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve.

Të flasësh për zgjedhje të lira dhe të ndershme është krejt jorealiste. Në historinë e tri dekadave të PD-së, janë zgjedhjet më të  pabarabarta që ka kaluar ndonjëherë shoqëria shqiptare”, theksoi ajo.

Image

Për të paraqitur faktet, provat filmike, fotografike apo dokumentare të deformimit të rezultatit të zgjedhjeve në bashkinë e Lezhës, drejtuesi i panelit, Strazimiri, ia dha fjalën deputetes Lindita Metaliaj, e cila u shpreh:

Image

“Sot dua të japim një panoramë të qartë të asaj që realisht ka ndodhur në zgjedhjet vendore (nëse mund t’i quajmë zgjedhje) të 14 majit 2023 në Lezhë. Patjetër që demokratët dhe socialistët e dinë mjaft mirë atë që përjetuan më 14 maj, por për sa kohë që vendi fatkeqësisht drejtohet nga kreu i organizatës kriminale të “rilindjes”, në këtë vend nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Për sa kohë që në Lezhë drejtues politik caktoi ministrin e Drejtësisë “Pa Drejtësi”, Ulsi Manjën dhe nga ana tjetër rikandidoi të emëruarin e votimeve të 2019-ës, pra, aktorët e Dosjes 184, në këtë vend nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme,” nënvizoi Metaliaj në vazhdim.

Ndiqeni raportin e plotë në videon në vijim.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco