VIDEO/ Baçi: Rama ju drejtua militantëve jo për popullit, në radhët e PS janë shtuar zërat se ai po lëshon bashkëpunëtorët

16:58, 15/07/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Paruca ishte deputeti i partisë demokratike në qarkun e Fierit, Luan Baçi.

Baçi është shprehur se Rama në fjalimin e tij nuk po ju drejtonte popullit por elektoratit dhe militantëve të tij pasi në rrethine  ngushtë të deputetëve të PS janë shtuar zërat se ai po lëshon miqtë dhe bashkëpuntorët e vet.

"Video mesazhi publik i Ramës ishte e pritshme dhe kjo është një oratori e tij që përdoret sa herë në kushtet të vështira. Në të gjithë fjalën e tij ishte retorikë boshe dhe se kryeministri gjendej në një situatë shumë të vështirë dhe të tensionuar. Ai asnjëherë nuk i bëri thirrje ish ministrit që të kthehej dhe të përballej me drejtësinë, përkundrazi u kujdes ta drejtonte fjalën në mesazhin se përgjegjësia është individuale.

Kjo ishte një dlaje para publikut se duhet të dilte me një fjalim të përgatitur kur kjo mund të ndodhte hë sallën e parlamentit. Atij nuk i mungon oratoria por i mungojnë fakte dhe argumentat për të justifikuar veprimet e qeveritarëve dhe bashkëpuntorëve të tij që nuk ka vepruar pa lejen e tij.

Dardhët dhe mollët janë hëngër në sy të Ramës dhe se ai ishte në dijeni për gjithçka që është bërë me çështjen e inceneratorëve. Rama dje ju drejtuar militantëve dhe mbështetësve të vet dhe nuk ju drejtua popullit pasi ai ka pasur frikë se do të marrë kosto nga elektorati i tij. Në grupin parlamentar të tij po flitet se ai po i lëshon të gjithë njerëzit që i ka shtrydhur si limon dhe tani po i flak."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco