Lajmi i fundit

I armatosur me kallshnikov, 40-vjeçari mbante peng 2 fëmijët e tij, arrestohet nga RENEA

Paloka: Kush e kërcënon jetën e Ramës?

Paloka: Kush e kërcënon jetën e Ramës?

17:57, 14/07/2023
A+ Aa A-

Nga Edi Paloka

Sot rrugët rreth Parlamentit, në mënyrë krejt te pazakonte ishin mbushur me gardistë. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që garda me përforcime të tilla, të rrethonte Parlamentin në atë mënyrë.

Jo vetëm kaq, po oficeret e gardës kishin një tension të dukshëm ndërkohë që ishin detyruar të bënin dhe policin e trafikut duke ju treguar deputetëve se ku të parkonin sa më shpejtë. Policia që zakonisht kryen këtë sherbim gjatë seancave, nuk ishte fare. E kishin larguar.

Pyeta njërin prej oficerëve se çfarë kishte ndodhur, se mos ‘larg qoftë’ Parlamentit i kanosej ndonjë rrezik. Ai më bëri thjeshtë shenje më kokë si për të thënë: ‘mos me pyet’. Në atë kohë hynë me shpejtësi pëse ose gjashtë fuoristrada të njëjta dhe me targa të MB!

‘Eshte Rama’-me tha oficeri dhe nënqeshi.

Rama ishte tek një nga makinat që nuk ndryshonin nga njëra-tjetra. Kjo mase sigurie merret për titullarin atëherë kur ekziston rreziku i një atentati ndaj tij dhe eskorta lëviz me makina të njëjta që ‘atentatori’ mos dallojë se ku është shënjestra.

Me zullumet që mban në kurriz dhe më të këqijat që bën çdo ditë, është normale që të kesh frikë. Gjithë diktatorët kanë qenë paranojave. Po me sa duket ngjarjet e fundit brenda rrethit të tij (burgosja e Gjicit, ‘shitja’ e Rrajave, largimi i Çuçit dhe më e fundit urdhëri për arrestimin e Ahmetajt) duket se e kanë çuar në ekstrem alarmin.

Dihet mire se Rama është frikacak dhe arroganca e tij në fakt është vetëm tregues i frikës. Po sot, pasi ka ‘shitur’ praktikisht njerëzit e tij më të afërt, Rama duket se ndjehet i kërcënuar jo  thjeshtë nga mesazhet e koduara të Ahmetajt.

Rama tregoi se ndjehet i kërcënuar për kokën e tij.

E vetmja që i dhimbset në fakt!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco