Dosja Ahmetaj/ U takua me Mërtirin, Fadil Nasufi i ‘bën bisht’ pyetjeve

Dosja Ahmetaj/ U takua me Mërtirin, Fadil Nasufi i ‘bën bisht’ pyetjeve

10:26, 13/07/2023
A+ Aa A-

Në dosjen ndaj Arben Ahmetajt, bie në sy se miqësia e tij me biznesmenin Mirel Mërtiri daton qënë vitin 2012, kur ishin në opozitë.

Pavarësisht kësaj, Ahmetaj përdorte kryebashkiakët socialistë të asaj kohe për të përfituar tendera për llogari të Mërtirit.

Një prej tyre ishte edhe kryebashkiaku i Beratit, tashmë deputet, Fadil Nasufi.

Një mesazh i datës 14 qershor 2012 sugjeron se Ahmetaj mbahej në dijeni të një takimi mes Mërtirit dhe Fadil Nasufit – kryetar i bashkisë së Beratit për vitet 2003-2015.

“Mbarova punë, po nisem për në Tiranë. Kalofsh mirë,” i shkruan Mërtiri Ahmetajt. Ndërsa ky përgjigjet: “E di, më tha Nasufi”.

Qëllimi ishte që Mërtiri të fitonte një kontratë për instalimin e matësave elektronikë të ujit në bashkitë socialiste.

I pyetur sot nga gazetarët, ish-kryebashkiaku Nasufi tha se nuk ka lidhje me inceneratorët, edhe pse emri i tij përflitej për tjetër tender.

“Padyshim s’kam asnjë lidhje me inceneratorët dhe asnjë procedurë tjetër që mund të diskutohet Ahmetaj,” tha Nasufi.

I pyetur nëse do shkojë nëse e thërret SPAK, u shpreh: “Një udhëtar i varfër nuk ka frikë nga asnjë kusar sado i ligë të jetë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco