Burimi: Nga skandali ‘Ahmetaj’ në skandal i PS, SPAK instrument në duart e qeverisë

19:05, 12/07/2023
A+ Aa A-

Gazetari Genc Burimi është shprehur se hetimi i Arben Ahmetajt po kthehet nga një skandal i SPAK në një skandal i partisë socialiste.

Në një lidhej me “Skype” për “Task Force” me Sonila Meçon në Syri Tv, Burimi SPAK në këtë ngjarje, në mënyrë tallëse po i jep prioritet Ahmetajt në formën e arrestimit  duke i falur kohë që ai të largohej.

Nga një skandal ‘Ahmetaj’, nga një skandal ‘SPAK’ po kthehet tani në një skandal të partisë në pushtet. Përshembull, nëse do të kërkohej këshilli i mandateve për Bylykbashin për arrestim, do të ishte bërë për 24 minuta. Partia Socialiste po hynte në një skandal tepër të madh që pasi u tall me opinionin publik, si në dosjen Tahiraj që çka nuk bënë që ta zgjasnin, pikërisht në këtë rrugë hynë të ndihmuar dhe nga SPAK.

SPAK thotë keni nenin 73, pika 2 e kushtetutës së Shqipërisë që është shumë keq e formuluar . Ky nen thotë që për arrestimin, ose për kontrollin e banesës duhet pikërisht autorizimi nga kuvendi  dhe pikërisht SPAK-u shkon  tek ky nen. SPAK-u fare mirë mund ta çonte hetimin pa kërkuar arrestim, të shkonte dosja deri në gjyq, se fundja fundit është gjyqi që do të gjykojë. Për mua SPAK-u është një farsë  sepse SPAK-u edhe në dosjen ‘Tahiraj’ kërkoi 12 vite burg  dhe Tahiraj bëri a s’bëri 1 vit e gjysmë burg.

Loja finale luhet një gjykatë, SPAK-u është thjeshtë një ‘hi syve’ dhe SPAK-u sot është një instrument i fuqishëm në duart e partisë në fuqi dhe po i tregon dhe njëherë me dosjen ‘Gjuknuri’ tani. Jemi në një ‘bis repitita’ (përsëritje) kur Adriatik Doçi nxori dosjet, faturat e Ahmetajt nga kompjuteri i Zotos dhe SPAP aso kohe nuk i mori parasysh ato prova, e mbylli dosjen. Sot është e njëjta gjë.

Ku është dallimi midis Gjiknurit dhe Ahmetajt? Unë i peshoj fjalët. Me kë tallet SPAK-u? SPAK u tall duke kërkuar arrestimin sepse e dinte fare mirë që duke kërkuar arrestimin i jepte një kohë të jashtëzakonshme Ahmetajt. I la kohë të largohej, i jep kohë parlamentit të tallet. Jemi në një kohë ‘Prigozhin-Putin--Rama-Ahmetaj’.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco