SYRI TV/ Afera e inceneratorëve, Berisha: Qeveria veproi si organizatë kriminale

15:44, 12/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi qeverinë si një organizatë kriminale, duke renditur faktet e aferës së inceneratorëve. Në një dalje për media, nga selia blu, Berisha deklaroi se kryeministri Rama, ndihmoi ish-zëvendësin e tij, Arben Ahmetaj, për tu arratisur

SYRI TV

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi qeverinë se ka vepruar si organizatë kriminale, për aferën e inceneratoreve, duke shkelur të gjitha ligjet e vendit, për të përfituar miliona euro. Në një dalje për mediat, lideri i opozitës, renditi disa nga faktet, që sipas tij, vërtetojnë se afera e inceneratorëve,  ishte projekt i kryeministrit Edi Rama.

Berisha kritikoi punën e SPAK, duke akuzuar strukturën e posaçme anti korrupsion, që nuk kreu hetime të plota, për të shpëtuar nga përgjegjësia penale, kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Kreu demokrat komentoi edhe largimin jashtë vendit të Arben Ahmetaj, duke cilësuar një akt të turpshëm, arratisjen e ish zv.kryeministrit, që sipas tij, është ndihmuar nga Partia Socialiste.

Berisha hodhi poshtë aludimet, për thirrjen e tij nga SPAK, ndërsa theksoi se është i gatshëm të përgjigjet për çdo vendim që ka marrë pa asnjë lloj hezitimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco