Uka: Kreu i bashkisë dhe Balluku manipuluan votën! Patronazhistat kishin ID-të e votuesve

Uka: Kreu i bashkisë dhe Balluku manipuluan votën! Patronazhistat kishin ID-të e votuesve

12:59, 12/07/2023
A+ Aa A-

Kandidati i i koalicionit Bashkë Fitojmë në Bashkinë Dibër në zgjedhjet e 14 majit 2023, Ismail Uka ka renditur një sërë shkeljesh ligjore dhe të Kodit Zgjedhor nga ana e administratës qendrore dhe lokale e mazhorancës socialiste, duke manipuluar votën e dibranëve.

Në denoncimin publik për mediat, Uka ka theksuar se në krye të këtij manipulimi zgjedhor kanë qënë kryetari aktual i bashkisë, i cili ishte dhe kandidat i PS-së në 14 maj, si dhe nga drejtuesja politike e PS-së ministrja Belinda Balluku.

Sipas Ukës, kryetari i bashkisë vetëm për muajin shkurt të vitit 2023 ka miratuar një listë me ndihmë ekonomike duke përfshirë gjithsej në këtë fond 575 familje me një shumë prej 3 018 626 lekë me qëllim për të ndikuar në votimet e datës 14 maj.

Gjithashtu Bashkia Dibër ka filluar të kryen punime elektorale si asfaltime apo punime në rrugë të cilat nuk janë të miratuar me projekt-vendime nga Këshilli Bashkiak, por janë të gjitha punime në funksion të votës elektorale të kryera nga ana e bashkisë.

‘Nga ana tjetër rezulton se Bashkia Dibër ka vendosur në funksion gjatë fushatës dhe para fushatës të gjithë administratën duke ndryshuar të gjithë strukturën e administratës dhe për vetëm Bashkinë Dibër rezulton se sipas listëpagesës të muajit maj 2023 janë paguar 914 punonjës bashkie’, u shpreh Uka.

Një tjetër denoncim i kandidatit të opozitës për Bashkinë e Dibrës ishte për ministren Balluku, e cila nëpërmjet IT-së së saj ka krijuar një skemë, ku aparatet që klikonin në kartë zgjedhësit ishin të lidhura automatikisht me programin e patronazhistave dhe ID automatikisht i shkonte patronazhistave nëse zgjedhësit morën apo jo pjesë në votim.

‘Kjo platformë është një skemë e krijuar nga IT-ja e ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës e Belinda Ballukut dhe ka qënë e njëjta skemë në të gjithë Republikën e Shqipërisë’, theksoi Uka.

Uka: Shkeljet ligjore kanë filluar me mënyrën e pagesave të ndihmës ekonomike, ku duke qenë se mazhoranca socialiste e Këshillit Bashkiak ka miratuar ndihma edhe pa u mbledhur këshilli fare. Përveçse ka përfshirë në skemën e ndihmës ekonomike familje të ndryshme me qëllim për t’u marrë votën, rezulton se vetëm për muajin shkurt të vitit 2023 në vendimin nr.4 të 20.3.2023, rezulton se ka miratuar një listë me ndihmë ekonomike deri në 6% që jepet i kushtëzuar vetëm në raste të veçanta duke përfshirë gjithsej në këtë fond 575 familje me një shumë prej 3.018.626 lekë me qëllim për të ndikuar në votimet e datës 14 maj. 

Përveç ndihmës ekonomike, rezulton se ka familje të tëra që nuk kanë aplikuar dhe i gjithë dokumentacioni është përgatitur nga punonjësit e ndihmës ekonomike të njësive administrative dhe kemi të dhëna që një pjesë prej tyre kanë qenë jashtë shtetit në momentin e trajtimit me ndihmë ekonomike.

Do t’i takojë organeve të drejtësisë për të verifikuar nga të dhënat e sistemit TIMS se ku kanë qenë familjet përfituese që Bashkia e Dibrës i ka trajtuar me ndihmë ekonomike sipas vendimit të firmosur nga kryetari aktual njëkohësisht dhe kandidat për kryetar bashkie. 

Përveç ndihmës ekonomike, pra është shfrytëzuar minimumi jetik dhe kjo varfëri duke detyruar zgjedhësit të votojnë për kandidatin e PS-së. 
Nga ana tjetër rezulton sipas tabelës përkatëse se nga Bashkia e Dibrës ka filluar të kryhen punime elektorale si asfaltime apo punime në rrugë, të cilat nuk janë të miratuar me projekt-vendime nga Këshilli Bashkiak, por janë të gjitha punime në funksion të votës elektorale të kryera nga ana e bashkisë. 

Nga ana tjetër rezulton se Bashkia e Dibrës ka vendosur në funksion gjatë fushatës dhe para fushatës të gjithë administratën duke ndryshuar të gjithë strukturën e administratës dhe vetëm për Bashkinë e Dibrës rezulton se sipas listë-pagesës të muajit maj 2023 janë paguar 914 punonjës bashkie. 
Në një intervistë për mediat para zgjedhjeve kam paralajmëruar se çfarë kishin marrë përsipër punonjësit e bashkisë, ku 914 vetë kanë marrë përsipër deri në 15 votues të rangut familjar apo marrëdhënie shoqërore duhet t’i merrnin përsipër që në ditën e votimit të votonin kandidatin e PS duke patronazhuar, duke monitoruar dhe e kanë pasur me orare edhe paraqitjen në QV-të. 

Listat e patronazhistave kanë qenë me 3 ngjyra, ata me ngjyrën e kuqe duhet të votonin deri në orën 9:00, ata me ngjyrë mavi deri në orën 10:00 dhe ata me ngjyrë tjetër deri në orën 11:00. 

Përveç kësaj rezulton se aparatet që klikonin në kartë zgjedhësit ishin të lidhura automatikisht me programin e patronazhistave dhe ID automatikisht i shkonte patronazhistave nëse zgjedhësit morën apo jo pjesë në votim. 
Kjo platformë është një skemë e krijuar nga IT-ja e ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës e Belinda Ballukut dhe ka qenë e njëjta skemë në të gjithë Republikën e Shqipërisë. 

Ditën kur janë numëruar fletët e votimit unë i kam parë me sytë e mi persona që nuk ishin nga Dibra, por ishin pjesë e stafit të Belinda Ballukut, të gjitha fletët e votimit i kanë ‘check’-uar në telefonat e tyre. Kjo do të thotë se ka pasur një sistem manipulimi elektoral, i cili është hartuar nga punonjësit e IT-së dhe ka funksionuar në të gjitha bashkitë të vendit./ A. Zeneli/ syri.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco