Rama paralajmëron vizitën e Macron në Tiranë

Rama paralajmëron vizitën e Macron në Tiranë

12:32, 12/07/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale ditët e fundit foto nga takimet që ka zhvilluar ditët e fundit në Vilnius, me krerët më të lartë të shteteve anëtare të NATO.

Së fundmi, kreu i qeverisë ka takuar dhe presidentin e Francës, Emanuel Macron, i cili sipas tij po përgatitet për të zhvilluar një takim në Tiranë.

Megjithatë, Rama nuk e specifikon nëse Macron do ta vizitojë Shqipërinë më herët apo në samitin e tetorit që do të mbahet për Procesin e Berlinit.

Më herët, kryeministri Rama është takuar dhe me homologun grek, Mitsotakis, ku sipas mediave greke, është kërkuar lirimi i menjëhershëm i Fredi Belerit. Për këtë takim, ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco