Audio-përgjimi me deputetin e Listës Serbe/ Ministrja e Drejtësisë në Kosovë i del në mbrojtje deputetes së LVV

Audio-përgjimi me deputetin e Listës Serbe/ Ministrja e Drejtësisë në Kosovë i del në mbrojtje deputetes së LVV

12:24, 12/07/2023
A+ Aa A-

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i doli në mbrojtje shefes së  Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pas publikimit të një audio- përgjimi me zyrtarin e Listës Serbe, Slavko Simiq, ku përmendet edhe Milan Radojiçiç.

Në një konferencë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Hazhiu tha se Kusari-Lila nuk i është bindur asnjë urdhri të Listës Serbe dhe se përgjimet janë të montuara.

“Lista Serbe nuk ka mundur t’i bëjë presion dhe as ta shantazohjë shefen e GP-së Mimoza Kusari-Lila. Prej kohës kur është bërë ky përgjim kemi një sërë veprimesh që konfirmojnë sundimin e ligjit në veri të Kosovës”, tha ajo.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për shkarkimin e mundshëm të Kusari-Lilës, zyrtarja e lartë e LVV-së ka thënë se efekti i këtyre publikimeve ka qenë zero dhe se “Kusari-Lila nuk shantazhohet”.

“Ato që janë publikuar kanë një arsye – efekti i tyre ka qenë zero. Lista Serbe nuk ka mundur ta shantazhojë e as t’i bëjë presion Mimoza Kusari-Lilës sepse po të shkonin përpara kërkesat e tyre, ato s’do të publikoheshin”, ka deklaruar Haxhiu.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar se nuk ka menduar asnjëherë të vetme të japë dorëheqje për shkak të përgjimeve të publikuara të hënën në media.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco