Celami: Rama priti 12 orë që të vinte mjeku nga Jordania për ta operuar

12:10, 12/07/2023
A+ Aa A-

Në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë u diskutua në parim projektligji “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e studimit Mjekësi e Përgjithshme në IAL publike”.

Rustem Celami, mjek Obstetër Gjinekolog,  i ftuar në 'KAFE SHQETO' në SYRI TV, u shpreh se ironia është që kryeministri nuk ka besim në këtë sistem dhe se për operacionin e apendesitit të bërë pak javë më parë, ka pritur rreth 12 orë mjekun nga Jordania për t'i hequr apendesitin me laparaskopi.

Ju e dini mirë që kryeministri i Shqipërisë, nalt-madhësia e tij ka pritur 12 orë që të vinte mjeku nga Jordania nga pushimet për t’i hequr apendesitin me laparaskopi, duhet ta themi këtë gjë.

Ka dështuar qendra. Kryeministri ka qëndruar 12 orë duke pritur që të vijnë mjekët ta bëjnë apendesitin me laparaskop, se nuk donte ta bënte me të hapur.

Tani, të lutem, të gjithë kanë vuajtur, nga ish-kryeministri i dikurshëm, nga ish-presidenti i dikurshëm , të gjithë i kanë besuar këtij sistemi, ndonëse janë bërë gafa disa herë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco