VIDEO/ Pano Soko: Arben Ahmetaj rrezikon 25 vite burg

18:55, 10/07/2023
A+ Aa A-

 Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, i ftuar në ‘’Task Force’’ ditën e sotme komentoi kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Ahmetajt.

Soko ndër të tjera u shpreh se mbi Ahmetajn rëndojnë gjashtë akuza çfarë e bën thuajse të pamundur shpëtimin nga organet e drejtësisë, teksa shtoi se ish zëvendës kryeminstri rrezikon deri në 25 vite burg.

SPAK mund të ketë prova për këto para dhe ky është një fakt , pra SPAK pavarësisht aferës së madhe që shkon përtej kësaj vlere prej diku te 70 milionë lekë të reja që ka gjetur SPAK, unë besoj se janë shumë më tepër se sa kaq, por mbase për këto ka prova.

Është dhe diçka tjetër, nuk ka rëndësi për mua Ahmetaj në burg, etj etj, për mua ka rëndësi që paratë që i janë marrë qytetarëve shqiptarë që kthehen të gjitha deri në një në arkën e shtetit.

Atëherë do e quaj të mbyllur misionin e SPAK. Unë do ta quaj të ezauruar punën e SPAK. Për Arben Ahmetaj më gëzon fakti që unë kam një besim se ai do jetë njeriu që do e thyejë arrën dhe mund të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë aferën e inceneratorëve dhe pse jo dhe skandale të tjera.

Nuk e shpëton fare Ramën fakti ka firmosur apo s’ka firmosur. Kushdo që ka firmosur ka firmosur me porosi. Që do thotë kryeministri është në dijeni por ka dhënë porosi që të firmoset. Akuzat ndaj Ahmetajt janë ballore dhe ai rrezikon 25 vite burg.

Gjashtë akuza janë shumë dhe nuk shpëton dot, të paktën njëra do ngelet se s’bën.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco