SYRI TV/ Naftëtarët pa punë, Albpetrol shpenzime luksi, 20 mijë euro tender për faqe web-i

15:04, 10/07/2023
A+ Aa A-

Teksa mijëra ish-punonjës të rafinerisë së baftës në Ballsh kanë mbetur pa punë dhe pa para, kompania shtetërore e naftës Albpetrol ka kryer një tender luksi. Kjo kompani ka vendosur të shpenzojë plotë 23 milionë lekë për të ridizenjuar faqen e internetit. Sipas Albpetrol, faqja që shërben thjesht për të treguar veprimtarinë e institucionit, është vjetëruar, ndaj ka vendosur të shpenzojë rreth 20 mijë euro për ta rimodeluar.

SYRI TV

Shpërdorimi i parave publike duket se nuk është më shqetësim për institucionet publike. Kompania Shtetërore e Naftës, Albpetrol, në datën 4 korrik ka lidhur kontratë me një operator ekonomik, për ndërtimin e një faqe web për këtë këtë kompani. Deri këtu duket githçka në rregull. Por dyshimi për abuzime me këtë tender, ngrihet pikërisht te vlerat financiare të tenderuara nga Albpetrol për ndërtimin e faqes së internetit. Konrketisht, Albpetrol ka shpallur tenderin me vlerë të fondit limit 1 milionë e 958 mijë lekë të reja.

Në garë ka marrë pjesë vetëm një kompani, e cila më pas ëshë shpallur dhe fituese me vlerën e fondit limit, i cili bashkë me TVSH kap vlerën e rreth 2.3 milionë lekë të reja, apo 23 milionë lekë. Të gjitha këto para, do të përdoren për ridizenjimin e faqes aktuale të Albpetrol, e cila sipas përshkrimit të kompanisë në dokumentat e tenderit, thuhet se nuk përmbush pritshmëritë e përdoruesve të saj. Mirëpo, shpenzimi i 23 milionë lekëve për ridizenjimin e faqes ueb të Albpetrol, duket një shifër e fryrë.

Mjafton të bësh një kërkim të thjeshtë në internet, dhe plotë kompani serioze ofrojnë shërbime të tilla për ndërtimin e faqeve ëeb dhe mirëmbajtjen e tyre, duke nisur nga 500 deri në 2 mijë euro. Por duket se kompania shtetërore e Naftës, ka zgjedhur të shpenzojë shumë herë më shumë, thjesht për rimodelimin e faqes ekzistuese, e cila siç thotë vetë Albpetrol, faqja në internet e saj shërben vetëm të paraqesë informacione për funksionalitetin dhe veprimtarinë e kompanisë.

Ky shpenzim i kompanisë albpetrol, vjen në një kohë që mijëra ish punonjës së rafinerisë naftës në ballsh janë pa punë dhe presin të marrin rrogat e prapambetura, të cilat i kanë fituar me vendime gjykate.

Gaz.J.Hoxhaj. Mont. L.Kotri

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco