SYRI TV/ 33 vjet nga vrasja e Josif Budos në Kavajë, kryebashkiaku Qosja - homazhe te busti i dëshmorit

14:36, 10/07/2023
A+ Aa A-

Kujtohet në Kavajë 33-vjetori i vrasjes së Josif Budos, i cilësuar si Dëshmori i Parë i Demokracisë. Kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja dhe drejtues të Partisë Demokratike të qytetit mbajtën homazhe në bustin kushtuar Josif Budos.

Nga SYRI TV

Këtë të hënë, kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, i shoqëruar nga zyrtarë të bashkisë, Partisë Demokratike dhe intelektualë të qytetit kanë mbajtur homazhe në bustin e Dëshmorit të Parë të Demokracisë Josif Budon.

Këtë 10 korrik shënohen 33 vjet nga vrasja e Josif Budos, ndërsa numri një i qytetit të Kavajës,Fisnik Qosja, u shpreh se ky qytet ka mbajtur gjallë pishtarin e demokracisë në vend.

Ndërkohë, kryetari i PD në qytetin e Kavajës, Hysen Kadiu, tha se Kavaja njihet nga të gjithë për rebelizmin  e saj.

Kavaja cilësohet si qyteti simbol i pluralizmit në vend, ku shumë të rinj  e të reja në fillimvitet ‘90 ndezën të parët shpirtin e revoltës për t`i hapur rrugë rënies së regjimit komunist.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco