SYRI TV/ Turi 5-ditor nuk shkoi siç e priste Rama, Kurti e 'përndjek' edhe në Beograd

14:20, 08/07/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i kujtoi me cinizëm kryeministrit Edi Rama refuzimin e takimit në Prishtinë nga kryeministri Albin Kurti. I pyetur nga gazetarët se a do ketë takim me Albin Kurtin, Vuçiç la te kuptohej se as Edi Rama nuk e di se kur mund të takohej me kryeministrin e Kosovës. Turi i organizuar me urgjencë nga Edi Rama në 5 vendet e Ballkanit Perëndimor nuk shkoi ashtu siç donte kryeministri

SYRI TV

Refuzimi i takimit nga Albin Kurti e përndoqi kryeministrin Edi Rama edhe në Beograd. Më shumë sesa pyetjet e gazetarëve, ka qenë vetë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili me cinizëm i kujtoi Edi Ramës mbylljen e derës që i rezervoi kryeministri i Kosovës.

I pyetur nga gazetarët se a do ketë takim me Albin Kurtin, Vuçiç la të kuptohej se as Edi Rama nuk e di se kur mund të takohej me kryeministrin e Kosovës.

Vuçiç u shfaq shpërfilles edhe ndaj rolit të ri dhe protagonizmit që po përpiqet të marrë Edi Rama si ndërmjetës mes botës euroatlantike dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Deklaratat e Ramës për kumbarët e planit franko-gjerman, të cilëve u kishte dërguar edhe draftin e tij për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, morën përgjigje të hidhur nga presidenti serb.

Turi i organizuar me urgjencë nga Edi Rama në 5 vendet e Ballkanit Perëndimor nuk shkoi ashtu siç do të kishte dashur kryeministri. Që në nisje të këtij turi, ai u përball me mosmarrëveshje me homologun maqedonas Dimitar Kovaçevski, lidhur me Ballkanin e hapur.

Etapa e dyte e vizitës ishte edhe më e rëndë për Edi Ramën pas refuzimit te homologut kosovar Albin Kurti për ta takuar në Prishtinë.

Më pas ne Bosnje Hercegovine Rama u përball me mosdakordësi nga Sarajeva zyrtare, e cila u shpreh jo e gatshme të aprovojë dy nga themelet e Procesit të Berlinit, në raport me Kosovën, lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe lëvizjen e lirë të mallrave. Frustrimi i Ramës arriti kulmin në Podgoricë ku gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, me homologun Dritan Abazoviç, Rama shpërtheu në sulme ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ndërsa nuk arriti të japë një përgjigje për fatin e nismës së Ballkanit të Hapur. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco