Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Skandali, dokumenti që 'fundos' Irena Gjokën

'Suksesi turit të Ramës: nuk takoi dot Kurtin, takoi Vuçiçin dhe pritet të takojë Rrajat!'

'Suksesi turit të Ramës: nuk takoi dot Kurtin, takoi Vuçiçin dhe pritet të takojë Rrajat!'

10:31, 08/07/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Suksesi turit të Ramës: nuk takoi dot Kurtin, takoi Vuçiçin dhe pritet të takojë Rrajat!

Turi apo turpi dy ditor i Ramës u çfry ashtu siç u fry kot.

"Suksesi" më i madh ishte që nuk takoi Albin Kurtin dhe pastaj në çdo konferencë shtypi mes vendesh sllave bënte humor bajat dhe hidhte kunja qaramane nga pikëllimi.

Suksesi edhe më i madh ishte takimi me Vuçiçin, uh se harrova edhe me Aleks Sorrosin, dhe një darkë e ëmbël në Beograd me këta " miq" me thikë në dorë të shqiptarisë.

Suksesi madhështor dhe përmbylles pritet të kulmojë me takimin me Rrajat si shëmbëlltyra të qeverisjes të rrëmbimit të vitave, të grabitjes së pronave, që ti përgëzojë për rrahjen barbare dhe për bërjen leckë të policisë së shtetit.

Sigurisht ky i fundit pritet të jete takimi më i rëndësishëm, më i ngrohet dhe me entuziast i Ramës që takon të ngjashmit e vet.

Takimi me Rrajat do të mbyllet me siguri me Konference shtypi të Ramës, që do theksojë sukseset e Rrajave dhe dështimin e Albin Kurtit si dhe do t’u kërkojë Rrajave të përpiqen t’i japin Vuçiçit një ndihmë në Veri të Kosovës për qetësimin e situatës.

Patjetër kjo etapë e fundit do të jetë edhe momenti më i rëndësishëm dhe suksesi më i madh i gjithë turit- turpit dyditor ballkanik të Edi Ramës.

Suksese Edi!

Ti je vërtet burrë i fjalës dhe që nuk e dredh kurrë, ashtu siç e provove edhe me Ballkanin e Hapur.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco