Nesho: Kurti pengesë për Ramën dhe Vuçiçin, duan ta nxjerrin nga loja

Nesho: Kurti pengesë për Ramën dhe Vuçiçin, duan ta nxjerrin nga loja

22:15, 06/07/2023
A+ Aa A-

Diplomati i njohur Agim Nesho i ftuar në “Çim Peka Live” është shprehur se lojërat e fundit të regjizuara nga Rama dhe Vuçiç kanë  synim dorëzimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Nesho thotë se çifti Rama-Vuçiç dëshirojnë të zëvendësojnë Kurtin më dikë që tu bindet fjalës së tyre, e si pasojë këta të vetëshpallen 'liderat e Ballkanit'.

“Vuçiç nuk e njeh republikën e Kosovës dhe e quan këtë indirekt një  ogranizatë terroriste që ka shkëputur një pjesë të territorit të tij, prandaj e gjithë kjo politikë që bëhet për të diskredituar Albin Kurtin arrin në konkluzionin përfundimtar që Vuçiç kërkoi sot: kërkoi të shtrohet edhe njëherë çështja e Serbisë në Këshillin e Sigurimit, t’i rikthehet 1244.

Këtu ka një garanci që këta duan të luajnë lojën. Këta duan të heqin një njeri që e kanë pengesë e të vendosin një njeri që u thotë “amin o hoxhe peqe”, që ai mund ta bënte shumë mirë të jepte disa konçensione siç bën Rama apo të shiste ndonjë pjesë të territorit edhe Albin Kurtin, edhe këta të ishin gjenialët për arritjen e paqes dhe stabilitetit  në Ballkan. Prandaj, unë insistoj që projekti i tyre është një vazhdimësi në forma të tjera sepse, vërtet Rama është një aventurier, është një njeri pa shtyllë kurrizore, çfarë i thotë njëri bën e çfarë i thot tjetri vazhdon të bëjë.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco