Dudushi: Konflikti nuk është më mes Serbisë dhe Kosovës, është impostuar nga Kurti - mes tij dhe aleatëve

21:59, 06/07/2023
A+ Aa A-

Gazetari Alban Dudushi, i ftuar në 'Çim Peka Live' u shpreh se konflikti Kosovë-Serbi tashmë është në hije, krahasuar me situatën e Kosovës me aleatët SHBA dhe BE.

Gjithë debati importohet në Shqipëri në bazë të preferencave politike dhe të dy këta personazhe, qoftë Rama apo Kurti thirren në këtë histori në bazë të premisave nga ne nisemi, ambienti i brëndshëm apo ata njerëz që refuzojnë situatën.

Dhe këtu pastaj njëri bëhet hero, tjetri bëhet krimineli më i madh, fatkeqësisht kjo e aplikuar në gjithë situatën konmfliktuale që ka Ballkani, dhe sidomos Kosova dhe Serbia, kjo fillon dhe i shtrembëron gjithë optikat e tjera.

Në këtë moment që jemi, për mua konflikti nuk është më mes Serbisë dhe Kosovës por është impostuar në Kosovë nga Kurti, mes tij dhe aleatëve SHBA dhe BE, dhe kjo është e vërteta ne themel dhe ajo çfarë është duke e dëmtuar Kosovën, nuk është duke e dëmtuar Kosovën Rama, as vizita dhe turi që po bën.

Si ka mundësi që Kurti vetëm dy ditë më parë priti dy kryeministra, që në fakt nuk i thanë gjë nga ato që i pëlqen të dëgjojë Kurtit, dhe gjithsesi ai i priti?!
Si ka mundësi që Kurti takohet me Vuçiç pa asnjë kusht?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco