Rama përsërit ironinë për kryetarët e zgjedhur në Veri: Janë si Oso Kuka të vetëburgosur

Rama përsërit ironinë për kryetarët e zgjedhur në Veri: Janë si Oso Kuka të vetëburgosur

21:54, 06/07/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama është duke dhënë një intervistë në Klan Kosova për situatën në veri dhe marrëdhënieve të Kosovës me Shqipërinë por edhe për refuzimin e kryeministrit Kurti për t’a takuar.

Rama gjatë intervistës u shpreh se Shqipëria nuk e ka penguar procesin e njohjeve dhe se nuk ka fuqi ta bëjë këtë. Kryeministri nuk tërhiqet për kryetarët e zgjedhur në veri të Kosovës duke i emërtuar si Oso Kuka të vetëburgosur dhe të vetëvendosur me një gjuhë ironike.

"Unë nuk e  di që SHB dhe BE të kenë një shqetësim sot për të zgjidh një problem asociacioni në Serbi por di që është këtu problemi, nuk di që Serbia është në luftë për tu njohur, por di që Kosova është në këtë luftë dhe pesë vende të BE nuk e njohin. Glauku ka thënë se kur na ndihmonte Shqipëria ne ecnim përpara kur Shqipëria na ka pengu ne, ne nuk ecnim përpara dhe aq shumë.

E para punës Kosova ka ec përpara me njohjet pasi ishin këta që sot Kosova po i trajton si nxënës të hutuar që kanë nevojë për leksione që kanë dashur të eci përpara me njohjen, Shqipëria vetë pa ata nuk do të kishte bërë dot vetë gjë. Këtu bëhet fjalë për të bërë një zgjedhje të qartë strategjike dhe të mbyllim një fazë të historisë me një njohje defakto, ose të luftojmë me të gjithë për Oson, pasi atje është Oso Kuka që rrin brenda të mos dorëzohet dhe ka dy muaj që nuk del dhe është i vetë vendosur e i vetë burgosur  i mbrojtur nga policia, dhe për atë plesht të digjet i gjithë jorgani. Në fund të ditës dalsh me sukses e Kosovës që është njohje defakto e ngren kombin shqiptar."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco