Albin Kurti nuk e pret Edi Ramën/ Debat i ashpër në studio mes Armand Shkullakut dhe Baton Haxhiut

21:30, 06/07/2023
A+ Aa A-

Albin Kurti nuk e priti Edi Ramën sot në Prishtinë. E kjo ishte edhe tema e debatit të ashpër mes Armand Shkullakut dhe Baton Haxhiut në studion e ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.

Ndërsa Baton Haxhiu po sulmonte Albin Kurtin që nuk e priti Ramën, ndërhyri Shkullaku, i cili tha se, Edi Rama shkoi i paftuar në Prishtinë, pasi stafi i kryeministrit të Kosovës kishte kthyer përgjigje se nuk do të kishte takim.

Pjesë nga debati mes Armand Shkullakut dhe Baton Haxhiut:

Armand Shkullaku: Nuk ka rast në botë që niset dikush, kur tjetrit të thotë mos hajde, kur nuk ta konfirmon takimin. Rama mund ti kërkojë takim edhe kryeministrit të Suedisë dhe ia nuk e pret, si të ja bëjë, do shkojë në Suedi të pijë kafe dhe turp ti vijë kryeministrit të Suedisë që nuk e takoi. Baton, ai ka çuar kërkesë në takim dhe ka marrë përgjigje nga zyra e kryeministrit të Kosovës se nuk të pres në takim, nuk të pres, kam arsyet e mia. Ti shkon atje, pikërisht për të thënë këtë, ja ky primitivi, unë i erdha këtu dhe nuk më priti. Po le të ja bëjë Macronit këtë, ti kërkojë takim dhe ti kërkojë takim dhe Macron ti thotë nuk të pres dhe të rrijë atje në Shën Elize të pijë kafe dhe të thotë, turp ti vijë, Macroni primitiv e la burrin e botës në mes të rrugës.

Baton Haxhiu: Është i pakrahasueshëm...

Shkullaku: Tjetri të thotë mos hajde, ti i thua të erdha me zor. Edhe për darkë po të tha dikush hajde, mos shko.

Haxhiu: E dyta procesi i Berlinit, e dëgjova ambasadorin dhe të dëgjova ty. Nëse keni memorie pse ka dështuar procesi i Berlinit dhe ka lindur Open Balkan.

Shkullaku: Nuk ka dështuar procesi i Berlinit, Baton. Kujdes me fjalët.

Haxhiu: Ka dështuar Mandi dhe fort ka dështuar...

Shkullaku: Ngaqë e thoshte Rama dhe ti ...

Haxhiu: Jo që them unë, por unë kur të flas, flas me fakte. Dëgjomë ...

Shkullaku: Diplomat kush i njohi, roamingun kush e bëri.

Haxhiu: Procesi i Berlinit është formuar në Qershor-Korrik, për herë të parë në mbledhjen e 6 lidervë dhe takimet e para kanë zgjatur deri në vitin 2015. I treti nuk është mbajtur për shkak të krizës së madhe të refugjatëve, luftës në Siri dhe konfliktet me vendet kurde dhe gjithashtu krizës në Egjipt, dhe pas atij revolucionit që ka ndodhur në Ukrainë. Për dijeni e fakteve, vetëm në kufirin turk ka pasur 15 milionë refugjatë që ishin gatshëm të hynin në Europë. Dhe kjo krizë rriti të djathtët, kujtoni ca ka ndodhur në Itali. Dhe procesi i Berlinit nuk i binte ndërmend kujt për Ballkanin dhe vendeve të Ballkanit, për shkak të kësaj krize.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco