VIDEO/ Shkullaku: Rama i’u lut Kurtit të bënte vetëm një fotografi me të në Kosovë

21:16, 06/07/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në SYRI TV për të folur mbi 'endjen' e Ramës nëpër Ballkan ishte gazetari, Armand Shkullaku.

Shkullaku është shprehur se nuk ka turp më të madh se ai që Rama bëri me presidenten e Kosovës në Shqipëri kur ajo po fliste, braktisi parlamentin.

"Aspekti folklorik, trial, kanunor që kur të vjen dhe hasmi në shpi hapi derën dhe turp i madh që nuk e  priti. Unë mendoj se nuk ka turp më të madh që bëri Rama me Vjosa Osmanin kur erdhi në Shqipëri.

Atëherë nuk kishte asnjë konflikt ose kohë krizës por vetë me faktin se Osmani vinte nga një parti me koalicion me Kurtin, bojkotoi edhe kuvendin në kohën që fliste presidentja dhe ky është një rast i paprecedent. Kjo është një sjellje prej rrugaçi dhe kjo është presidentja e parë që flet në kuvendin e Shqipërisë dhe bojkotohet nga Rama.

Në mesazhin politik çështja që shtrojmë ne është se përse po shkon Rama në Prishtinë. Rama është shprehur që këtë po e bëj për shkak të procesit të Berlinit. Si mund t’i prijë Procesit të Berlinit një person që ka krijuar Open Balkan dhe ka persekutuar të gjithë liderët politik të Kosovës vetëm se nuk e pranonin.

Një njeri pasi dështoi me Open Balkan si mund të marrë flamurin e Procesit të Berlinit dhe ti shkoi dikujt hajde ti të diskutojmë ne për procesin e Berlinit dhe i njëjti ka tre vjet që po kërkon ta ç’bëj këtë proces, ky është mesazhi në dukje por në thelb Rama po përpiqet të marrë rolin e dikujt që ka fuqi në rajon në përgjithësi dhe në Kosovë në veçanti.

Rama shkoi në Kosovë për të bërë një fotografi m Kurtin, por kryeministri i Kosovës nuk ja dha këtë kënaqësi. Qëndrimi i Shqipërisë në këto rast është në dëm të Kosovës, Rama ka thënë të bëjmë një konferencë për Kosovës ashtu si do Vuçiç. Kosova nuk ka nevojë që Shqipëria të ishte ndërmjetësuese si Lajçak, por mbështetëse."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco