Gashi: Rama hartoi projekt draftin për asociacionin pa marrë mendimin e Kurtit

20:13, 06/07/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin  orës 19.00 në SYRI TV me moderatoren Armela Ferkon për të diskutuar mbi takimin e Ramës në Kosovë me presidenten Osmani dhe refuzimin e Kurtit ishte avokati Tom Gashi.

Gashi është shprehur se ne jemi një popull një komb por me dy qeveri dhe anulimi i takimit njëanësisht nga Rama mes dy qeverive ka sjellë dhe këtë moment tensioni.

"Është e qartë që dje Kurti deklaroi se është fare e lehtë që të takohen dy qeveritë e dy vendeve, Shqipëria dhe Kosova. Rama na befasoi sot duke dërguar 13 marrëveshjet në ministrinë e jashtme të Kosovës dhe janë duke u nënshkruar, e kjo do të sjellë dhe takimin e Kurtit me Ramën në orët e vona të mbrëmjes.

Anulimi i njëanshëm nga Rama i mbledhjes së qeverive ka prodhuar një reagim nga të gjithë shqiptarët e Kosovës mos pasja një takim i dy shtetarëve është një gjë jo e mirë.

Rama e ka pasur rastin që të sillte ministrat në Kosovë që të mbahej takimi qoftë në Gjakovë qoftë në Prishtinë, ne jemi në një kufij që as nuk do të duhej të ekzistonte dhe kjo është një gjë shumë e lehtë të bëhet dhe të lenim pas mosmarrëveshjet. Nuk e di për nënshkrimin e marrëveshjeve është bërë nga ministrat e Ramës dhe kjo do të duhej që të nënshkruheshin dhe nga ministrat e Kosovës të dy palët së bashku.

Është e panevojshme kjo situatë, ne jemi një popull një komb me dy qeveri dhe kjo që po bën Rama nuk është gjë e mirë dhe ajo që është më e rëndë që anulimi i takimit me qeverive është dërgimi i një drafti për krijimin e asociacionit për veriun e Kosovës dhe Rama nuk kontaktojë fare Kurtin për këtë draft."

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco